Vetëvendosje: Political courts will not stop the opposition

0
962

VV

Vetëvendosje, përmes një kumtese ka thënë se sot Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhërarrest për katër deputetë të opozitës. Gjithçka është e qartë tashmë: gjykata e mori mesazhin e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit sot paradite, të cilët paralajmëruan represion shtetëror ndaj deputetëve opozitarë.

Është e papranueshme që i gjithë aparati shtetëror i Republikës sonë të vihet në mbrojtje të projekteve të Serbisë dhe demarkacionit me Malin e Zi, thotë kumtesa.

Deklarimet e sotme të eksponentëve të Qeverisë, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, shpërfaqin qartë për nivelin, thellësinë e gjerësinë e kontrollit të polikës përmbi dhe brenda organeve të sundimit të ligjit. Ata kërkuan persekutim politik ndaj deputetëve të opozitës, dhe gjykata themelore ua miratoi këtë urdhër. Urdhrat politik ndaj gjyqësorit janë të papranueshme dhe nuk do të lejohen të zbatohen.

Dhuna dhe përndjekjet nuk do ta ndalin opozitën.

Nuk do të ketë normalitet në Kosovë, pa u tërhequr marrëveshjet e dëmshme, përfundon kumtesa.

Reply

Please enter your comment
Please enter your name here