Katërvjeçari i humbur në Mramor, kthehet ne shtepi

0
4450

(E Plotsuar)

Erion Gashi, vogëlushi i cili u gjet i gjallë sot gjatë paradites është duke kaluar kohë së bashku me familjarët e tij.

Ai duket shumë i qetë derisa rrinë i shtirë me një telefon në dorë, njofton Klan Kosova.

Mjekët kanë thënë se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Klan Kosova mëson se fëmija mbrëmë ka fjetur në një objekt afër një antene që gjendet në bjeshkët e kësaj pjese të Mramorit.

Erion Gashi në mëngjes pasi është zgjuar sot në mëngjes – ka marrë rrugën për t`u kthyer në shtëpi dhe gjatë asaj kohe ai është gjetur nga Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me familjarët e tij.

*****************************************

Erion Gashi, i cili ka humbur dje rreth orës 17:00 në fshatin Mramor, akoma nuk është gjetur.

Babai i Erionit, i kontaktuar nga Klan Kosova në orët e hershme të mëngjesit ka thënë se akoma janë duke i vazhduar kërkimet për djalin e tyre, njofton Klan Kosova.

 

Ai ka thënë se këtë mëngjes kërkimet janë duke i vazhduar vetë, pa ndihmën e ndonjë institucioni.

Klan Kosova mbrëmë ka raportuar se kërkimet për katërvjeçarin i kanë vazhduar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Lusim të gjithë që mund të kenë informata rreth lokacionit të Erion Gashit të lajmërohen në numrin 00 377 45 262 087

Katërvjeçari në kohën kur ka humbur kishte të veshur trenerka të kaltra dhe xhemper të së njëjtës ngjyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu