Enver Hasani, Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami e Haki Demolli kundër vendimit të rektorit Ramadan Zejnullahu

0
1312

Zejnullahu

Katër profesorë të Juridikut, me pozita të larta në hierarkinë shtetërore, e kanë kontestuar një vendim të rektorit Ramadan Zejnullahu, nëpërmjet të të cilit kthehen në “bashkëpunëtorë të jashtëm” profesorët që janë të zgjedhur apo të emëruar në ndonjë post publik apo menaxhues,shkruan sot Koha Ditore.

Vendimin e Zejnullahut e kanë gjykuar për antiligjor dhe antikushtetues.

Ankesa është firmosur nga Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Haki Demolli, ministër i Forcës së Sigurisë, si dhe Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë. Firmat i kanë vënë vetëm në kapacitetin e profesorit.

Të katërtit janë profesorë të rregullt në Juridik, gradë kjo më e larta akademike që jep Universiteti i Prishtinës.

“Gjendja, pozita dhe statusi i profesorëve të rregull nuk guxon dhe nuk mund të ndryshohet njëanshëm më akte individuale të organeve të Universitetit:, thuhet në ankesën që është përcjellë në Dekanatin e Juridikut, dhe përmes tij në Rektorat.

“Kjo paraqet cenim të parimeve kushtetuese mbi sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike, si dhe cenim të drejtave kushtetuese mbi lirinë e artit dhe shkencës(neni 48 i Kushtetutës), mbrojtjen e pronës(neni 46 i Kushtetutës), si dhe të drejtën e punës dhe shtrimit të profesionit (neni 49 i Kushtetutës).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu