Enver Hoxha – Babi i vertetë i Kombit Shqiptar

1
876

Enver Hoxha

Vendimi i Qeverisë së koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, ai për vendosjen në të gjitha zyrat e institucioneve shtetërore te shtetit shqiptar, portretin e Ismail Qemalit, duke zëvendësuar atë të presidentit të Republikës, ka ngjallur mjaft debate e diskutime.

Këto debate e diskutime kanë gjalluar më së tepermi në krahun e palës humbëse të politikës shqiptare, pra asaj “djathtiste”, pasi ky vendim më se i drejtë, për mendimin tim, sikur i lëndon edhe më shumë shpirtrat e mundur të humbësve më të mëdhenj të këtyre dy dekadave të fundit. Sipas mendimit tim, “djathtistët” e politikës shqiptare, janë vijimi i humbësve politik shqiptarë, në të gjitha kohërat, që nga shtatë prilli i vitit 1939, kur tradhtuan Atdheun, Kombin, Interesat e tyre madhore dhe, ia mbathen me të katra, sapo Shqiperia u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste e asaj kohe. Të lënduar nga origjina e tyre disfatiste nëpër rrjedhat e historisë tonë të re, “djathtistët” shqiptarë lendohen edhe nga një vendim që nuk ka ndonjë qellim as të dukshëm, as të padukshëm, ngacmues, për askënd, në spektrin politik të Shqiperisë së sotme.

Tashmë, askush nuk mund ta diskutojë e, as ta vërë në dyshim rrolin e aktin që kreu Plaku atdhetar i Vlorës, Ismail Qemali, me 28 Nëntor 1912, duke i dhuruar Kombit, “ Nëntorin e Dytë”, pas atij të Skenderbeut, në mesjetë, përmes ngritjes së Flamurit Kombëtar, atij të Skenderbeut, duke e Shpallur Shqiperinë të Mosvarme e të lirë, nga perandoria pushtuese osmane, pushtim ai, afro pesë shekullor. Duke e bërë këtë akt të njohur në botën e asaj kohe, Ismail Qemali “i detyroi” fuqitë e mëdha të kohës që ta marrin në konsideratë vendimin e marrur nga shqiptarët edhe pse përkundër planeve ogurzeza të tyre, për ta copëtuar e shuar fare nga hartat e Evropës emrin “Shqiperi” e, nga literature historike e kohës, emrin “shqiptar”, në momentin kur “i sëmuri i Bosforit” po luftonte me vdekjen. Megjithë atë, thikat e mprehura mirë nga këta të “mëdhenj”, nuk vonuan e iu ngulen Shqiperisë, në trupin e saj të lënduar nga pushtimi i sterzgjatur osman, duke e prerë dhunshëm, pamëshirshëm, çnjerëzisht e barbarisht, për ta ndarë atë në pesë shtete, a thua se ajo Shqiperi e asaj kohe kishte qënë vetë Perandoria e të keqës më të madhe,  burimi i të gjitha të këqiave të kohërave, që nga mesjeta e deri atë vit të zi të 1913-ës, vit që i shkaktoi Atdheut e Kombit tonë aso lloj plagësh që ende dhëmbin e, ende kullojnë gjak; aso   lloj plagësh që ende flasin e, ende akuzojnë Evropën e djeshme, por edhe të sotmen, për padrejtësinë më të madhe historike ndaj shqiptarëve, bërë prej saj dhe, për moskorigjimin e asaj padrejtësie. (!!)

Parë në këtë këndveshtrim, Ismail Qemali është e mbetët guri bazë i themelit mbi të cilin lindi, filloi të rritej, ra, u ringrit si Feniksi perseri, shteti shqiptar, që nga fillimlindja e tij e deri më sot, me kulmet e, me hullitë nëpër gremina, ku e ngriti plot nder e dinjitet politika atdhetare, por edhe ku e hodhi pamëshirshëm, po politika kurvë e antikombëtare “shqiptare”, në harqe kohore të turpshme për ne si komb. Ndaj, ne si komb e kemi një datë lindjeje të shtetit tonë, 28 Nëntorin e vitit 1912; e kemi një burrë të madh shqiptar që e shndërroi historinë tonë, nga histori nën pushtime, në histori mëvetësie e lirie, pra Ismail Qemalin e shqiptarisë vlerore. Pikërisht për këtë arësye, por edhe për qindra të tjera si këto, ai burrshtetas e meriton një nderim shembullor të këtij lloji, sipas Vendimit të kësaj qeverie, në të cilën varen shumë e shumë shpresa e aspirata, jo vetem të votuesve të majtë, por nga çdo shqiptar që e quan veten “shqiptar”. Pikërisht edhe për këtë, ky vendim është quajtur më se i drejtë dhe, më se i merituar. Ky vendim nuk i bën nder figurës së Ismail Qemalit, sepse nderimin ai ia ka bërë vetë vetes e Kombit, me aktin e tij atdhetar, por e larteson dhe e nderon së tepërmi e meritueshëm edhe këtë qeveri që diti ta fillojë punën e saj me rivlerësimin e ringritjen e vlerave historike të Kombit tonë, lënë pas dore e, rrënuar në këto vite çmendurake “demokratikase”, alladjathtiste, pse jo edhe allafashiste.

Shumë debate, krahas atij për vlerësimin e këtij vendimi të qeverisë së majtë, kanë lindur tashmë edhe për të ashtuquajturin concept, “Baba i Kombit shqiptar”, term ky i stisur që në kohën kur sundonin “djathtistët”, duke orientuar politikën, mediat, analistët etj., drejt një emri, atij të ish kryeministrit Sali Berisha. Ketij qellimi i paraprinin edhe percaktimet që iu veshen atij krejt pameritueshem, si: : Kryeministri i të gjithë shqiptarëve”, “Skenderbeu i dytë i shqiptarëve”, “njeriu që rrëzoi ‘diktaturën’ ”, etj. Edhe  ai vetë i parapriu jetësimit të kësaj ideje duke ngritur në piedestale “nderi”, në fakt turpi, “Mbretërinë” shqiptare, figurën e “mbretit” të vetëshpallur si i tillë, por që në fakt përfaqësonin, tradhtinë e turpin e kombit, kampionin e ketyre antivlerave dhe, duke mohuar e deformuar historinë në favor të idesë së tij prej të sëmuri psikik, por edhe ide donkishoteske.

Kombi ynë e ka një figurë madhore historike të padiskutueshme, të pranuar në shumicë dermuese nga shqiptarët e kudondodhur, që mund t’i referohet, që mund t’i falet, që mund t’i përulet me nderim të veçantë për ato që bëri me jetën, mendjen e vepren e Tij në sherbim të Atdheut, Çështjes Kombëtare, Pavarësisë së vertetë, lirisë, e perparimit të jetës së shqiptarëve. Ky burrë, pa pikë dyshimi është Enver Hoxha! Këtë nuk e them nga këndveshtrime nostalgjike apo fanatike, por këtë ide e kanë mbështetur shumica e shqiptarëve, në “referendumet” ( anketat) që kanë zhvilluar herë pas here mediat e shkruara të këtyre viteve të “demokratikasve” borgjezë.

Enver Hoxha, midis të gjitha figurave historike e politike të të gjitha kohërave të shqiptarëve, është ngritur si Everesti midis atyre figurave e, si i tillë, Ai ka qendruar i pari dhe i vetmi perballë me Diellin, çka e ka bërë figurën e Tij më të shndritshme e, më të pavdekshme. Të gjitha figurat e tjera, ose kanë qendruar nën hijen e tij, ose nuk kanë mundur të ngrihen as deri tek zogu i këmbës së Tij. Që nga koha e lavdishme e Skenderbeut e, deri në ditën që vdiq Enver Hoxha, 11 prill 1985, shqiptarët e, më vonë, kombi ynë, njohu vetem dy burra që lindën në Shqiperi, merguan në Azi e Evropë, por që kur i thirri zëri i Atdheut, ata braktisën jetën e tyre plot karierë, famë e lavdi, por edhe luksoze e të qetë nëpër Evropë, kur Atdheu e Kombi i tyre ra në ditë të rënda e të zeza; kur zëri i tyre i thirri për t’iu gjendur pranë atyre. E, këta ishin, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu dhe, Enver Hoxha. I pari, braktisi jetën në oborrin e Sulltanit, rrethuar me lavdi, karrierë, privilegje, mbështetje e vlerësime të shkallëve më të larta, dhe u kthye në atdheun e Tij, ku kishte varret e të parëve dhe, kishte lindur edhe vetë, për të luftuar për 25 vjet kunder pushtuesve osmanë.  Ai, ia solli Shqiperisë, (Arbërisë) e arbërve, lirinë, ua siguroi bashatdhetarëve të vet emrin plot nder e lavdi. I dyt, Enver Hoxha, braktisi Evropën e bukur e, jetën pa telashe atje, për t’iu gjendur atdheut pranë në ditët më të rënda të historisë së tij dhe, për rreth katër dekada e gjysëm e priu atë nga fitorja në fitore Ai në krye të popullit të vet, luftoi me armë në dorë, në ditët më të rënda të ripushtimit nazi-fashist, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, 1939-1944, duke u vënë në ballin e asaj lufte heroike çlirimtare e të pashembullt të shqiptarëve, mbushur plot lavdi e heroizëm masiv, popullor. Enver Hoxha, me ato që bëri në sherbim të Kombit e Atdheut, për një kohë dukshëm më të gjatë se të gjithë “udhëheqësit” e tjerë “të shqiptarëve”, ishte dhe mbetet pa pikë dyshimi, reformatori më i madh i të gjitha kohërave të kombit tonë, reforma ato që e shkëputën kombin tonë nga mënyra e jetës dhe e gjykimit mesjetar, nga errësira e myku i lashtësive ideore primitive, drejt lartësive cilësore të të jetuarit e, të të menduarit, drejt dritës e horizonteve të reja plot ardhmeri shpresëmëdha e besimplota. Ai, pikë së pari, emrin, jetën, heroizmin, nderin e lavdinë e vet, ia fali Kombit dhe kohës në të cilën jetoi, punoi e luftoi, pa redur kurr e në asnjë rrethanë drejt lavdisë përsonale. Janë të paktë njerëzit në historinë njerëzore që me jetën e vepren e tyre shkrihen aq natyrshëm e, aq bukur me jetën e tiparet më qënësore të kombit të tyre, si Enver Hoxha ynë i madh e i pavdekshëm. Enver Hoxha, që në vitet e stuhishme të LANÇ u bë një emer-diell për shqiptarët; një emer që i ngjallte besim e shpresa të mëdha një populli të tërë, zhytur nën peshën e rëndë të robërisë; një emer tek i cili, me plot vetëdije varej i tërë besimi i një populli për një jetë të re.

Tek figura e Tij, shikohej si në dritën e diellit, e ardhmja plot lumturi, begati, krenari e, perparim të gjithanshëm shoqëror, e shqiptarëve të shumëvuajtur e ëndërrimtarë të guximshëm.

Eshtë Enver Hoxha, që me urtësinë e Tij të pashoqe, përsoni historik, që përcaktoi aq qartë e, aq drejtë kahun e rrjedhës së historisë së shqiptarëve, duke e drejtuar rrjedhën e saj drejt progresit historik, por edhe duke e renditur kombin tonë, në krahun e fitimtarëve më të mëdhenj të Luftës Antifashiste Botërore, 1939 -1945. Enver Hoxha me gjenialitetin e vet tipik shqiptar, është njeriu i vetem, që në momentet më të rënda të pushtimit nazi-fashist të vendit e të Kombit, e kuptoi më shpejt e më mirë se kushdo tjeter domosdoshmërinë e krijimit të një force politike, si trurin që do të vinte në lëvizje e, do t’i organizonte të gjitha energjitë e brendshme të një populli të robëruar e, që kerkonte me çdo kusht lirinë, pra PKSH, sit ë vetmen forcë që do ta organizonte, frymëzonte, orientonte e udhehiqte popullin drejt fitores së madhe, drejt Çlirimit kombëtar e shoqëror. Mendja plot urtësi e Enver Hoxhës arriti që të realizojë në kulmin e flakëve të luftës për liri, bashkimin më të madh të shqiptarëve, bashkim ai, i paparë që nga koha e Skenderbeut, në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, Front ky, përballë të cilit u thyen armatat më të fuqishme fashisto-naziste, pushtuese të vendit tonë, armata famëzeza të Duçes e të Hitlerit, pa ndihmën e asnjë këmbe ushtari të koalicionit të madh antifashist botëror. Enver Hoxha, u bë nismëtari e luftëtari i paepur për organizimin e krijimin e çetave partizane, batalioneve, brigadave, divizioneve e, Armatës së pathyeshme e fitimtare mbi pushtuesin, pra, krijuesi edhe i Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare. Ai ishte edhe Komisar, edhe Komandant i asaj Ushtrie lavdimadhe.

Nuk do të ishte aspak morale dhe as njerëzore sikur të mos vija në dukje, në radhët e këtij shkrimi edhe faktin se, po të mos ishte faktori “Enver Hoxhë” në kohën e LANÇ, fati i Shqiperisë dhe i shqiptarëve do të ishte krejt tjetër, do të ishte fati i viktimës së asaj lufte, ku fitimtarët do ta ndeshkonin kombin tonë edhe më rëndë se ç’e pati ndeshkuar Evropa e 1913-ës, pasi “nacionalistët” donin dhe bënë ç’është e mundur që ta lidhnin Shqiperinë pas qerres së pushtuesve fashistë. Ky fakt është shumë i njohur nga opinion dhe historia jonë, por edhe ajo e huaja. Bashkëpunimi i tradhtarëve ballisto-zogistë me nazifashistët ishte për fushë dhe dukshëm kundër interesave madhore kombëtare. U desh mendja brilante e Enver Hoxhës, që qysh në hapat e parë të veprimtarisë antikombëtare të këtyre mercenarëve me gjak shqiptar, që t’i demaskonte e shpartallonte, që t’ua zhvlerësonte e zeronte qellimet e veprimet e tyre në dëm të kombit e atdheut.

Enver Hoxha është kryekomandanti më i madh i të gjitha kohërave i shqiptarëve fitimtarë. Ai është fitimtari i vetëm historik i të gjitha betejave dhe i Luftës për Çlirim kombëtar e shoqëror, në Atdheun tonë. Ai, pas Çlirimit, që në ditët e para të lirisë, përseri u bë ylli plot dritë që rrezatoi dritën, shpresën e besimin e një populli të tërë, frymëzimin e përspektivat e horizonteve të reja të një jete të re, të paparë kurrë më parë në historinë e kombit tone, përfaqësuar e shkrirë këto aspirate e ëndrra, në mënyrën më të natyrshme njerëzore, në tërë qënien e shpirtin e Tij.

Vetem mësimet, idetë, puna, lufta e vullneti i pathyeshëm i Enver Hoxhës, bëri që Shqiperia e errësirës mesjetare, e prapambetjes së gjithanshme e të thellë, e jetës më të shkurtër mesatare të njeriut, ndoshta më e shkurtëra në botë, 38 vjeç me 1938, Shqiperia ku sundonte analfabetizmi, obskurantizmi, diskriminimi gjinor, gjakmarrja, vëllavrasja, injoranca, etj., etj. dukuri si këto, bënë që këto plagë të llahtarshme, shumë shpejt të shërohen e, të harrohen. Ato, në kohën Enverjane, u ngujuan në muzetë e kohës dhe në “muzeun” më të madh, në atë të kujtesës njerëzore, për të mos gjalluar kurr më, sa kohë që ishte gjallë ai dhe pushteti që lindi, u rrit e u fuqizua sipas mësimeve të Tij.

Enver Hoxha, në kohën e Çlirimit, trashëgoi një popullsi, brenda shtetit zyrtar, prej afro 850 mijë banorësh dhe, kur vdiq, la një popullsi prej afro katër milionësh. Në të gjithë Shqiperinë zogolljane kishte vetem 11 shkolla të mesme, kurse në Epokën Enverjane, vetem një rreth i vogël si Tropoja, kishte njëmbëdhjetë shkolla të mesme. Enver Hoxha, me politikën e drejtë kombëtare që ndoqi me Partinë që themeloi e udhehoqi vetë, me Pushtetin Popullor që lindi nga gryka e pushkës dhe u mbrojt, po nga gryka e saj, ngriti Institute shkencore, kerkimore e, arsimore, Universitetin dhe Akademinë e Shkencave të RPSSH, duke vrarë përgjithmonë analfabetizmin, paditurinë e urinë për kuadro, specialist e intelektualë, studiues e krijues të të gjitha fushave e niveleve që i duheshin ekonomisë së vendit, kulturës kombëtarë, mbrojtjes së lirisë e Pavarësisë së Atdheut e, ecjes vetem përpara, vetem me dinjitet e krenari. Vetem Epoka Enverjane, falë mësimeve e ideve të Enver Hoxhës, bëri të mundur që Shqiperia, që në hapat e parë në liri të vertetë, të bëhej shtet me të drejta të plota e të barabarta, në OKB; ajo epokë, kurorë lavdie e kombit tonë, ia rriti vlerat kombit edhe në arenën nderkombëtare, falë guximit politik, largpamësisë së pashoqe, vendosmërisë heroike e, pjekurisë politike të çdo vendimi të marrë nga mendja plot gjenialitet e urtësi e Enver Hoxhës, edhe në çastet më të vështira e, në momente udhëkryqesh historike për vendin e kombin tonë, duke e nxjerrë, si askush tjetër në historinë tonë, anijen shqiptare, fitimtare, në brigje të sigurta.

Reformat në jetën shoqërore e, demokratizimi i panderprerë i saj, i mënyrës së qeverisjes dhe metodave të ushtrimit të pushtetit të popullit, në të mirën e Atdheut e jetës së popullit, kanë qënë risitë jetëdhënëse të pashoqe që e emancipuan shoqërinë shqiptare dhe, e bënë pushtetin e popullit më të fortë e, më jetëgjatë, më produktiv e, më vlerëshumtë, më praktik e, më kerkues ndaj vetvetës, në drejtim të përsosjes së qeverisjes për popullin.

Çlirimi shoqëror i gjysmës së popullsisë, femrës shqiptare, nga kthetrat e Kanunit, bestytnive e zakoneve prapanike, skllavëruese e diskriminuese, është një tjetër betejë e madhe dhe e lavdishme e nisur, ideuar e udhëhequr nga fitimtari i çdo betej e lufte, Enver Hoxha.

Vetem në Epokën që me krenari e mban emrin e Enver Hoxhës, Shqiperia, nga një vend i prapambetur, gjysëm feudal, me një bujqësi të copëtuar individuale e primitive, që nuk siguronte bukë as për dy a tre muaj, ku për industri as që bëhej fjalë, menjëherë pas Çlirimit iu shndërrua faqja Atdheut, duke u shndërruar në një vend pa këneta, pa moçale e sëmundje vdekjeprurëse që vinin prej tyre, në një vend me një bujqësi të zhvilluar, aq sa rekordet e bujqësisë kanadeze, u arritën edhe në Shqiperi, ku në fushat me grurë, në Plasë të Korçës, u arrit të merrej rrekordi i prodhimit të grurit, prej 117 kuintalë për hektarë, në një vend ku për herë të parë në historinë e kombit tonë, u sigurua buka në vend. Është Enver Hoxha, si gjithmonë, në krye të këtyre frymëzimeve, në ballë të atyre betejave heroike, në mesin e debateve e rrahjes së mendimeve me masat e gjëra të popullit punëtor, që frymëzontë me idetë e Tij, që çlironte nga gjiri i popullit energji të pashterrshme, ide e risi në çdo fushë të jetës, në sherbim të përmirësimit e rritjes cilësore të saj për masat e gjëra të të gjithë popullsisë.

Ideja për forcimin e fuqizimin ekonomik, politik e ushtarak të shtetit shqiptar, ishte ide largpamëse e gjeniale e Enver Hoxhës, ide kjo e lidhur shpirtërisht e materialisht me zgjidhjen e Çeshtjen tonë Kombëtare të pazgjidhur,  në atë kohë, por fatkeqësisht as sot. Si atdhetar i përmasave të rralla, si politikan i kalibrit më të lartë, si diplomat i hollë e brilant, si strateg fitoresh, i rrallë në histori, si burrështetas që vetem historia e zemra e madhe e Kombit ia zënë përmasat, si prijës i guximit të rrallë e i heroizmit të pashoq, si mësues i pagabueshëm gjatë tërë jetës së Tij në krye të popullit të vet, si nxënës i urtë që tërë jetën nuk reshti së mësuari nga urtësia e historia e Kombit të vet, por edhe e kombeve të tjerë; si analist i hollë dhe mendjemprehtë i situatave e ngjarjeve politike, ekonomike, shoqerore, ushtarake e, morale; si njohës e studiues i thellë i historisë së njerëzimit; si filozof, njohës i thellë i artit; si zotërues i argumentit në fushën e debatit politik, filozofik e përdorues i rrallë mjeshtëror i tij në arenën e rrahjes së ideve politike, filozofike, zonale e botërore; si fitimtari që kurr nuk njohu humbje në asnjë lloj të luftës që zhvilloi për gati një gjysëm shekulli me të gjithë kundershtarët e Tij politik, me të gjitha koalicionet e gjithfarëllojshme kundër Tij; si demaskuesi dhe shpartalluesi me i suksesshëm i teorive e rrymave borgjezo-revizioniste dhe evrokomuniste të kohës së Tij; si burrështetasi vigan i kombit tonë që me guximin e heroizmin e Tij prej shqiptari të vertetë, ia përplasi tradhtinë në fytyrë Hrushovit e hrushovianëve, mu në folenë e tyre të tradhtisë, në Moskë; si strategu i sprovuar në beteja e fitore luftrash që e shporri nga Vlora superfuqinë e dytë të Botës, B.S. me 1960 dhe, e detyroi që të ndante flotën e vet të nëndetëseve që mbante në bazën e Vlorës, përgjysëm me ne; si heroi që nuk u thye as para presioneve e bllokadave borgjezo-revizioniste; si shtetari që kurr nuk e la të bjerë për tokë e, në duart e kriminelëve, flamurin tonë kombëtar; si nacionalisti i vertetë me shpirt të madh shqiptarie që mbrojti si askush në historinë tonë, Çështjen Kombëtare e, Kombin e vet; si prijësi i Kombit që bëri gjithçka që një ditë Shqiptarët të ishin të bashkuar; si mbrojtësi konseguent i moralit të shëndoshë shqiptar, i normave e vlerave më të mira të trashëguara nga historia jonë; si komunisti më I vendosur I gjysmës së dytë të shekullit XX, që sfidoi teoritë e rymat tradhtare të komunizmit dhe, si mbrojtësi e pasuruesi me vlera teorike, praktike e filozofike të Doktrinës së Marksizëm – Leninizmit; si ideatori e projektuesi i Shqiperisë së re, moderne e socialiste; si orientuesi i pagabuar për ndertimin e zhvillimin e ekonomisë së shëndoshë të vendit, anë e kënd Atdheut tonë; si transformuesi i mendimit shoqëror në kahun e vlerave bashkëkohore; si ideatori e luftëtari i paepur për elektrifikimin e plotë të Shqiperisë; si kryekomandanti që përgatiti të gjithë popullin për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së Atdheut; si vlerësuesi më i madh dhe më objektiv i vlerave të historisë tonë kombëtare, i ngjarjeve e figurave të shquara të saj; si miku më i madh e më i dashur i të rinjve të Shqiperisë socialiste; si udhëheqësi i pashembullt në historinë tonë, që fjalën e veprën kurr nuk i ndau nga njëra – tjetra; si realizuesi i ëndrrave e fantazive më të guximshme të një populli, si bie fjala, udhëtimi me anije nga Taraboshi deri në Shkelzen; si …, ja kështu e njohu populli i vet, kombi i tij, koha e vet, epoka e tij, historia dhe, si të tillë e njohim sot e, edhe më madhështor do ta njohin brezat që do të vijnë në shekujt pas nesh.

Enver Hoxha ruajti çdo pëllëmbë të teritorit të shtetit zyrtar shqiptar dhe nuk bëri kurr pazarlleqe si paraardhësit e Tij, por edhe pasardhësit e Tij sot, me antishqiptarët, për të ruajtur karrigen e pushtetit. Enver Hoxhën e kishte thirrur historia në skenën e Shqiperisë, që ta nxirte atë nga errësira në dritë, nga mjerimi, në begati, nga shtypja e shfrytësimi, në lirinë e vertetë. Enver Hoxha u bë shkolla e jetës së kombit shqiptar. Ai është, pa dyshim, institucioni vleror e shpirtëror i kombit tonë. Institucioni “Enver Hoxha” është vlera më e madhe që natyra ua dhuroi shqiptarëve, që me 16 Tetor 1908. Kombit tonë do t’i permendet emri e lavdia përgjithmonë, sepse i fali njerëzimit njërin nga mendimtarët më të shquar të të gjitha kohërave. Kombi ynë do t’i jetë përgjithmonë mirënjohës Enver Hoxhës, jetës e veprës së Tij në sherbim të Atdheut, lirisë së tij, begatimit të jetës së cçdo shqiptari, emancipimit të jetës shoqërore, rritjes së krenarisë e dinjitetit kombëtar.

Mund të numëronim pafundësisht argument që ia lartësojnë emrin Enver Hoxhës në sytë e kombit të vet, por natyrshëm më lind një pyetje që ua drejtoj me sinqeritet shqiptarëve të ndershëm kudo që ndodhen:

– Cili bëri, më shumë jo se jo, por sa një e katërta e atyre që bëri Enver Hoxha për kombin e vet, nga këta “udhëheqësit” e sotëm sundimtarë “modernë”, por edhe nga pararendësit e Tij anadollakë e tradhtarë? Përgjigjja dihet. Asnjëri! E pra, me ç’të drejtë, cilido prej atyre, mund të quhet “Babai i Kombit”?

Rrjedhimisht e fare natyrshëm vjen ky përcaktim tek njeriu që e meriton, duke mos luftuar ai njeri, asnjë sekondë të jetës së vet, që të quhet i tillë e, ai është pa asnjë diskutim logjik e jologjik, i madhi, i pakrahasueshmi me askënd në këtë historinë e lashtë të kombit tonë, vizionari që i mbuloi kohërat me dritën e mendjes së Tij; epokali që ia fali emrin e jetën e vet Epokës së ndritur socialiste të Shqiperisë, aq sa sot me krenari, ne shqiptarët e ndershëm, atë epokë e quajmë, “Epoka Enverjane” dhe Shqiperinë e asaj epoke, “Shqiperia Enverjane”.

Sot e neser, por edhe në pafundësi, Enver Hoxha, emri e jeta e Tij, vepra e mesimet e Tij, për kombin shqiptar do të jenë pikat referuese të fitoreve mbi paudhësitë e jetës. Enver Hoxha, pa asnjë dyshim, është Dielli i “Galaktikës” së Kombit shqiptar. Në se “ngrehina” e Tokës ka si kulmin e çatisë së saj, majën e malit Everest, “Galaktika” shqiptare ka majan me të lartë që puthet me Diellin, Malin kryemal, Enver Hoxhën. Dielli ynë është Enver Hoxha dhe, sa herë kombi ynë do të ndodhet në udhkryqe të errëta të historisë, do t’i kthejë me besim e shpresë, sytë e vetëdijes drejt këtij dielli, për ta ndriçuar mendjen e, për të gjetur rrugën e shpetimit.

Ja pra, se si nuk na u dashka as të lodhemi, as të çarteqejfohemi, as të hamendësojmë, as të fantazojmë, se cili është “Babai i vertetë i Kombit shqiptar”! Ai është e do të jetë Enver Hoxha i pavdekshëm, jetëgjatë sa jeta e kombit që e lindi. Edhe kombi turk, një komb i madh e me histori të lashtë e të madhe, nuk quajti asnjërin nga Sulltanët e plotlavdishëm, “Baba” të Turqisë, por këtë vlerë ia vari në gjoks Mustafa Q. Ataturkut, si reformatorit më të madh të të gjitha kohërave të Turqisë. Askush si Enver Hoxha nuk e reformoi që nga qeliza bazë e deri në majën e piramidës së jetës së shqiptarëve, jetën e tyre, duke i dhënë drejtimin për nga rritjet, vlerat, begatia, jeta e re dhe e lumtur, pa plagët që po e gërryejnë për vdekje, jetën e shqiptarëve, në tërë këto vite të “demokratikasve” borgjesë, por edhe në vitet e errëta të sundimtarëve anadollakë, kriminelë, tradhtarë e hajdut.

Askush si Enver Hoxha nuk e meriton përcaktimin si “Dielli” i shqiptarëve, në një kohë kur të tjerët “Baballarë”, vijnë gjithnjë e më shumë duke u zvogëluar, vyshkur, zvenitur e tharë prej dritës së Tij. Vetem Skenderbeun e Enver Hoxhën njeh historia jonë si prijësit e Kombit që lindën në Shqiperi, iken në megrim, u kthyen kur i thirri zëri i Atdheut, çliruan atë e popullin, bënë gjithçka në të mirën më të mundshme për Kombin dhe, i mbyllën sytë krenar e me nder në Atdheun e tyre. Vetem këta dy burra viganë i qau i tërë kombi kur vdiqën, me lotë e me ligje, i qau natyra e koha.

Vetem këta dy kolosë, pas vdekjes së tyre i thirri kombi që të ngriheshin nga varri për ta shpëtuar Nënën Shqiperi nga gjëma e dallkaukëve, tradhtarëve e kriminelëve sundimtarë.

Ja pra, se cili është “Babai” i vertetë i Kombit shqitar! Kush ka mend e kupton dhe e nderon. Kujt i është tharë apo i ka rrjedhur truri, le t’iu bie legenëve, sepse Luani nuk trembet nga pordhët e gomerëve.

Tiranë, me 22. 09. 2013

Nga: Isa Ferizaj

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu