Enver Hoxhaj me vaj në buzë

0
882

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj po kalon momente të rënda në karrierën e tij politike. Shefi i tij, Hashim Thaçi, vendosi të ulet në karrigen e tij, atë të Ministrit të Jashtëm, duke e nxjerrë kështu atë plotësisht jashtë lojës. Mbrëmë atij iu dha një ministri pa portofol, ajo për Dialog më Serbinë.

Burime të Gazetës Express thonë se Hoxhaj mbrëmë kishte pranuar ta drejtojë dialogun me Beogradin, por sot ka ndryshuar mendjen.

“Z. Hoxhaj ka kërcënuar se do të jap dorëheqje nga PDK’ja, i pakënaqur me pozitën që i është afruar”, ka thënë një zyrtar i lartë i PDK’së, në kushte anonimiteti për Express.

Nuk dihet nëse Thaçi do të arrijë t’ia gjejë një pozitë tjetër të përshtatshme Hoxhajt apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu