Epoka e së Resë

0
651
Nuk është diçka e panjohur që disa shqiptarë u kthejnë kurrizin heronjëve dhe personaliteteve që i përkasin plotësisht kombit, ndërsa kërkojnë me ngulm të bëjnë heronj ata me pak ose aspak vlera kombëtare shqiptare dhe atyre që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e vërteta kombëtare.
Nuk është diçka e panjohur që disa nga politikanët tanë të mbarë trojeve shqiptare,të zhytur në ethet e luftës politike dhe të përfshirë plotësisht në të, shoqëruar me një jetë politike me aktivitete amatoreske plot skandale të rëndomta, mediat mbarëshqipëtare nuk e marrin mundimin të indentifikojnë të famshmit dhe të nderuarit e vërtetë të botës shqiptare kudo ku ndodhen,ti japin këtyre njerëzve kombëtarisht të qëndrueshëm nji hapsir mediale nëpër faqe gazetash dhe programe televizive. Është mbase e pafalshme që mediat shqiptare mbushin faqe gazetash dhe programe televizive për personalitete pa pikë vlere dhe pa asnjë lidhje me vendin dhe neglizhojnë plotësisht ata që e nderojnë Shqipërinë tonë në mbarë botën.
Nuk është diçka e panjohur se disa njerëz e bënë luftën çlirimtare, e disa të tjerë e ndoqën hap pas hapi dhe e rrëfejnë atë dhe kur gjithçka mori fund, kur të shtënat e armëve heshtin dhe vit pas viti në skenën historike fillojnë e shfaqen heronjtë e rinj të kohës,mbase ka ardhur momenti që hendeku mes gojëdhënave, fakteve, dëshmive për atë çfarë ka ndodhur dhe kontributi real i njerëzve që luftuan, që shkruan apo që mbrojtën kauzën e lirisë, të gjejë vendin e merituar,në hapsirat mediale mbarëshqiptare.
Trembëdhjetë vjet kanë kaluar nga lufta e Kosovës, Kemi pak vite nga shpallja e pavarësisë së saj. Shumë dëshmorë të luftës duhen kujtuar e nderuar,gazetarët duhet tu kthehen shkrimeve në të përditshmet shqiptare duke prekur temën e heronjëve,dëshmorëve,invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftrave çlirimtare mbarëshqiptare.

E megjithatë, në gjithë këtë kontekst, diçka mjaft e rëndësishme nuk duhet harruar. Nuk duhet harruar se sado të shkruhet e të thuhet, kontributi i pashembullt i komandantit legjendar Adem Jashari me familje,Zahirit,Luanit,Mujës,komandantit të tri luftrave çlirimtare Tahir Sinanit e të tjerëve nga Shqipëria,e nga mbare trojet shqiptare,mbetët për tu vlerësuar gazetarët që njihnin për profesion raportimin nga fronti i luftës dhe mbrojtjen me zjarr të çështjes kombëtare dhe kur luftëtari patriot njeh si ideal të tij, vetëm lirinë e trojeve shqiptare…E keni pare dhe dëgjuar se edhe Xhevë Krasniqi me bashkëshortin e saj Fehmi Lladrovcin, nga një grua e zakonshme fshati po kapërcente ylberin dhe në vend të shndërrohej në djalë po shndërrohej në një yll të ngjashëm me Afërditën, gjë që gjithmonë shkaktonte simpati e admirim,tek luftëtarët e lirisë…Të mbërthyer nën armët e luftës ata nuk kishin kohë të kujtoheshin për veten.

Nuk është diçka e panjohur ndërkombëtarisht që komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari u flijua me familje për të na sjellur vetë-dijen e ringjalljes shqiptare.Çfarë është brenda meje që rikumbon me dhimbje dhe forcën e tij moralo shpirtërore…Flijimi i legjendarit me bashkëfamiljaret e tij,është pare si një metaforë për kohën tone për të gjitha dhimbjet shekullore shqiptare,njëkohësisht edhe si paralajmërim i mijëvjeqarit të ri se shqiptarët nuk duhet të jenë robber të askujt… Prandaj ne shqiptarët duhet ta realizojmë të ardhmën tone të re,për disa realizime të rëndësishme e flijimi i tyre duhet të jetë një katalizator që nxjerr në dritë pikpamje me mundësi të reja dhe të rëndësishme përafruese dhe ndërvepruese mbare kombëtare shqiptare siç është Vetëvendosja dhe Aleanca Kuq e Zi.Kjo është ajo që tregon se kush jemi ne,kjo është ajo që ndjejmë shqiptarinë,kjo është ajo çfarë vlejmë të jemi.kjo është rruga që na mbush shpirtin plotë me dashuri,kjo është rruga e luftëtarit përplot identitet shpirtëror kombëtar shqiptar…Epoka e së Resë,në faktë është lashtësia jonë,janë rrënjët tona,që po rilind në një kontekst të ri.
Prizren, 2 Janar 2012.
Shkruan: Avdi Ibrahimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu