Eqrem Kryeziu: Asociacioni e bën Kosovën si në kohën e Ali Shukrisë

0
818

Eqa

Ish –deputeti i LDK’së Eqrem Kryeziu ka thënë se pala kosovare u pajtua me tekstin e Asociacionit që përmend vetëm Republikën e Serbisë. Sipas tij, fakti që Kosova nuk përmendet aty si Republikë i jep vendit statusin e “oblast”it si në kohën e Ali Shukrisë.

Ja çfarë shkruan Kryeziu për Asociacionin ku e përmend edhe Ali Shkriun, një nga zyrtarët komunist të Kosovës, i njohur për qëndrimet antishqiptare.

Dhe tani dëgjoni me kujdes:

Burrat e Kosovës në Brussels pajtohen me një tekst për AKS, në të cilin askund, askund dhe askund nuk përmendet Republika e Kosovës.* Mirëpo Republika e Serbisë, kontributet, grantet, donacionet si dhe mbështetja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera, vendore e ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbisë.

Në qoftë se dikush bëhet aq naiv e të ngushëllohet se aty përmendet Kosova, madje edhe institucionet e saj, mësojeni se emërtimi gjeografik si Kosovë, pa u çanësuar me status, do të thotë trevë (oblast e quanin në kohën e Ali Shukrisë).

Sipas atij dokumenti, treva e Kosovës, paska ca institucione vetadministrimi, por status republike, në asnjë mënyrë! Ka vetëm një republikë në atë dokument: Republika e Serbisë.

O, sa keq!

O, sa turp!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu