Eqrem Kryeziu tallet me pretendimet e Lutfi Hazirit për t’u bërë Kryetar i LDK-së

0
567

Eqa

Ish deputeti i LDK’së Eqrem Kryeziu është tallur me procesin zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës duke bërë edhe disa kritika në adresë të këtij subjekti. Ai ka thumbuar Lutfi Hazirin, i cili ka pretendime për të marrë kreun e LDK’së.

“Çfarë njoh unë për procesin zgjedhor, mbi bazën e përvojës personale, nuk mund të flas, për ta ruajtur nga trandja opinion publik”, thotë ai për Politiko.net.

Kryeziu ndërkaq ka qenë shumë i drejtëpërdrejtë kur ka folur për kandidaturën e Lutfi Hazirit për kreun E LDK’së.

Kryeziu ka komentuar këtë mundësi, por duke rikujtuar premtimin elektoral të Hazirit për shamitë në shkolla, i cili ende nuk është realizuar.

“Madje, do të isha i gatshëm të loboj për këtë personalitet, sikur të ma lejonte një kioskë në Gjilan, ku do të shitja shamiçka për vajzuket e shkollimit fillor atje. Pleqërinë do ta kisha më komode”. Bisedën e plotë të Kryeziut mund të lexoni në Politiko.net.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu