Ermira Mehmeti kërkon ndihmë nga Johanes Han

0
628

ermira

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti kërkoi nga zyrtari i lartë evropian që të ndihmon për tu zbardhur e vërteta për rastin e montimeve politike ku shqiptarët e Maqedonisë padrejtësisht qëndrojnë nëpër burgjet e vendit.

“Tani që opozita është rikthyer në Parlament, klasa politike duhet të përqendrohet tek avancimi i dialogut të mirëfilltë dhe të sinqertë ndëretnik. Besoj se e dini, e kam fjalën për implementimin kuptimplotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe rikthimin e mirëbesimit të qytetarëve tek institucionet e vendit. Në këtë drejtim, qytetarët shqiptarë presin nga Prokurori Special që të mundësojë një zgjidhje transparente, të pavarur dhe të pa ndikuar nga politika për rastet ‘Sopoti’ dhe ‘Monstra’. Për ta arritur këtë, nevojitet mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme edhe e partnerëve europianë”, ka theksuar Mehmeti duke shtuar se në dhjetë vjetorin e marrjes së statusit vend-kandidat për anëtarësim në UE, Maqedonia meriton të fitojë datën për hapjen e negociatave para`aderuese këtë vit”, ka theksuar mes tjerash, deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu