Ermira Mehmeti: Maqedonia po rrezikon shumë

0
662

Ermira

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti, ka thënë se Maqedonia me situatën e krijuar po rrezikon që nga një storie suksesi të kthehet në zhgënjimin e Europës.

Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se BDI-ja është i vetmi garantues i dialogut, kurse opozita shqiptare mbetet e pa ide.

Ja shkrimi i plotë i Ermira Mehmetit:

Maqedonia po rrezikon humbjen e rekomandimit për fillimin e negociatave per anetaresim me UE. Kjo me nuk eshte as status-quo, por eshte kthim prapa.

Maqedonia para dhjete vitesh ishte histori suksesi per diplomacine europiane. Sot, Maqedonia rrezikon te kthehet ne zhgenjimin e Europes.
Maqedonia dikur ishte krenare qe zbatonte Marreveshjen e Ohrit. Sot ne Maqedoni per Marreveshjen e Ohrit flet vetem BDI.

Ne rrethana kur pushteti dhe opozita maqedonase jane ne konflikt shumete ashper, kur opozita shqiptare duket pa ndonje ide, garantues i vetem i dialogut ngelet BDI. Por, tani eshte koha qe BDI te distancoje veten nga njeriu qe rrenoi demokracine, rrenoi lirine e mediave, rrenoi pavaresine e gjyqesorit, izoloi vendin nga partneret nderkombetare, fuqizoi etnocentrizmin, fuqizoi gjuhen e urrejtjes, rivendosi dominimin etnik.

Dialogu politik me Komisarin Han ka per qellim rikthimin e vlerave europiane dhe rikthimin e vendit ne rrugen e integrimit. Kjo nuk eshte e mundur per sa kohe qe vendin dhe proceset i drejton njeriu me pergjegjes per shnderrimin e demokracise ne diktature. Dialogu do te kete arritur qellimin e vet vetem kur te largohet kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu