Është Kosova, është Shqipëria! (FOTO)

0
589

Elbasani Arena

Si zakonisht, edhe kësaj here, Kombëtarja e Shqipërisë do të mbështetet fuqishëm edhe nga mijëra tifozë kosovarë, të cilët nga Kosova tashmë kanë shkuar në “Elbasan Arena” për ndeshjen ndaj Portugalisë, shkruan Zëri.

Sigurisht se shumica kanë shkuar individualisht, por ka edhe shumë tjerë që kanë shkuar në mënyrë të organizuar. Sidomos grupet e njohura të tifozëve nga Kosova.

Si zakonisht, “Plisat” e Prishtinës sërish do ta ndihmojnë nga tribunat skuadrën kuq e zi, e të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe “Kuqezinjtë e Jakovës” nga Gjakova dhe “Skifterat” e Gjilanit, grupe këto që tashmë kanë shpërndarë fotografi nëpër rrjetet sociale nga Elbasani.

Por, “Zëri” merr vesh se disa grupe tjera nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për të shkuar në mënyrë të organizuar.

Siç dihet, skuadra kuq e zi ka tifozë shumë besnikë në Kosovë, të cilët që nga paslufta në Kosovë, gjithnjë marrin rrugë drejt Shqipërisë në mbështetje të ekipit kuq e zi. Një gjë të tillë e bënin edhe para ndërtimit të autostradës “Rruga e Kombit”, kur rruga e Kukësit ishte tejet e vështirë për t’u përballuar.

Por, tifozët kosovarë e kalonin atë, madje duke e kënduar këngën e famshme, “Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria”.

plisat

Gjakova

Skifterat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu