
Lëvizje Vetëvendosje, dega në Tiranë po proteston kundër ardhjes së Vuçiqit dhe kryetarit të Republika Srpskas në Bosnje, Milorad Dodikut.
Me moton “Jo copëtim duam bashkim”, ata po protestojnë rrugëve të Tiranës, më saktësisht para monumentit të “Vëllezërve Frashëri” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit po përballen edhe me policinë ndërsa ata po thonë edhe fjalë fyese ndaj Thaçit, raporton zeri.
Kujtojmë që dyshja pritet të marrin pjesë në Samitin e Brdo-Brionit.