Eskalon radikali islamik nga Peja për tërmetin në Shqipëri: Flamuri kuq e zi është i izraelitëve, nuk duhet ai

0
359
Eskalon radikali islamik nga Peja për tërmetin në Shqipëri: Flamuri kuq e zi është i izraelitëve, nuk duhet ai

Një kosovar me emrin në gjuhën arabe, Ubejdullah Ebu Suhejla, i cili vjen nga Peja, ka deklaruar se flamuri kuq e zi është flamur i zionistave.

Ubejdullah Ebu Suhejla, kosovar nga Vitomirica e Pejës ka shkruar se flamuri kuq e zi është flamur i zionistave dhe se nacionalizmi është vetëm një mashtrim. ( Lexo: Zionizmi është lëvizja nacionaliste e popullit hebre-izraelitë që mbështet rivendosjen dhe mbështetjen për një shtet hebre në territorin e Palestinës).

Sipas tij një mysliman nuk shfaqë dashuri për një shtet që punon me ligje të njerëzve që i janë bërë ortak Allahut, sipas tij nuk ka flamur kombëtar dhe nuk duhet një mysliman ta duaj atë.

“Muslimani nuk shfaqë dashuri për një shtet që punon me ligje të njerëzve që i kanë bërë Allahut ortak në Ligjvënje..Këtë flamur dhe gjithë flamurat tjerë janë shpikur prej zionistave. I vetmi flamur që muslimani duhet ta duaj është flamuri La ilahe ilallah Muhammedun Resulullah”, shkruan Suhelja në Facebook’un e tij personal.

Eskalon radikali islamik nga Peja për tërmetin në Shqipëri: Flamuri kuq e zi është i izraelitëve, nuk duhet ai

Sipas tij nacionalizmi apo dashuria në atdhe është një mashtrim apo formë pasimit verbazi, i cili çon në një përfundim të keq.

“Nacionalizmi është një mashtrim dhe një formë e pasimit verbazi, i cili çon ithtarët e tij në përfundimin më të keq e më të përçmueshëm”, ka shkruar Suhelja, transmeton Metro.

Kujtojmë se nga tërmetet e rënda që ndodhen në Shqipëri, deri tani kanë vdekur 37 persona, në mesin e tyre 2 kosovarë dhe janë lënduar mbi 650 persona.

Po ashtu kosovarët i kanë ndalur në ndihmë të madhe vëllezërve dhe motrave në Shqipëri, ku mijëra ndihma i janë ofruar dhe strehim për ta në Kosovë.

Duket se mobilizimi i shqiptarëve për ta ndihmuar njëri-tjetrin dikujt po i pengon dhe po duket si i gabuar.

https://www.facebook.com/ebu.suhejla.5?fref=nf

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu