ETA- heq dore nga Lufta e Armatosur

0
998

Në një deklaratë përmes televizionit disa orë pas prononcimit të ETA-s, kryeministri i Spanjës, Hoze Luis Rodrigues Zapatero, e cilësoi thirrjen si “jashtëzakonisht të rëndësishme” dhe “vitore të demokracisë”.

“E jona do jetë demokraci pa terrorizëm, por jo pa kujtesë”, tha Zapatero duke iu referuar 829 viktimave të ETA-s.

Ai i dërgoi sinjal Francës, e cila është përdorur tradicionalisht nga ETA si bazë e dytë, dhe Presidentit të saj Sarkozi për asistencë në dialogun me ETA-n.

Grupi separatist bask ETA ka bërë thirrje për “ndërprerjen përfundimtare” të fushatës së vendosjes së bombave dhe vrasjeve. Ata bënë thirrje për nisjen e një procesi të dialogut të drejtpërdrejtë. “Kemi një shans historik për të arritur një zgjidhje demokratike për konfliktin e vjetër politik”, thuhet në thirrjen e ETA-s ndaj Spanjës dhe Francës.

Nëse shkohet përtej deklaratës, kjo mund të çojë në fundin e erës së fushatës së dhunshme të ndërmarrë nga ETA, ku në më shumë se 40 vite kanë mbetur të vrarë mbi 800 njerëz.

Deklarata e ETA-s erdhi pas një konference të mbajtur në qytetin bask ku morën pjesë ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, dhe protagonistë të procesit të paqes në Irlandën e Veriut.

ETA konsiderohet si organizatë terroriste në Spanjë, SHBA dhe Bashkimin Evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu