EULEX bastis shtëpitë e dy shqiptarëve në Veri

0
559

Dy shqiptarë akuzohen se kanë rrahur dy serbë.

Në incident, një grup serbësh i ka dalë përpara një veture, duke e detyruar që të ndalet. Pas kësaj ka plasur rrahja. Sipas Jonuzit, EULEX-i dhe PK-ja janë të anshëm, kur bëhet fjalë për incidentet në veri, pasi për shqiptarë e rrahur askush nuk çan kokë.

MITROVICË – Policia e EULEX-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë një operacion kontrolli të shtëpive shqiptare në lagjen “7 shtatori” të enjten në orët e vona. Sipas burimeve të ‘Kohës Ditore’, operacioni i kontrollit është ndërmarrë pas një rrahjeje, që kishte ndodhur disa orë më parë në këtë lagje, ku e kanë pësuar dy serbë.  Ndërmarrjen e këtij operacionin e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Gjatë këtij operacioni janë bastisur shtëpitë e E. R. dhe Sh. S.

Policia me këtë rast ka intervistuar E. R., i cili pas intervistimit është liruar, ndërsa policia është në kërkim të edhe një personi tjetër, të dyshuar për pjesëmarrje në këtë rrahje.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, theksoi se është kontrolluar shtëpia e njërit prej tri personave që dyshohen se janë përfshirë në rrahje. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 86 fishekë të kalibrit 7.65mm.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Lagjes së Doktorëve, Musa Jonuzi theksoi për gazetën se policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë duke punuar me dy kute. Në incidentin që ka ndodhur të enjten në këtë lagje, një grup serbësh i ka dalë përpara një veture, duke e detyruar që të ndalet. Pas kësaj ka plasur rrahja. Sipas Jonuzit, EULEX-i dhe PK-ja janë të anshëm, kur bëhet fjalë për incidentet në veri, pasi për shqiptarë e rrahur askush nuk çan kokë.

/Koha Ditore/Shekulli Online/M.A./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu