EULEX, hetim ish-kreut të FSK-së

0
950

Ish-komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi po hetohet nga misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX. Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Bota Sot”, sipas të cilës Selimi po hetohet nga prokurorët pas dëshmive të dhëna nga një dëshmitare nga fshati i Drenicës. Sipas burimit, çështja e hapur ndaj ish-komandantit, që është emëruar për postin e ambasadorit në Tiranë, ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur gjatë kohës së luftës. Dëshmitarja, e quajtur “X.X” nga gazeta, ndodhet në gjermani. Ndërsa prokurori i EULEX-it që po merret me çështjen ka inicialet M.S.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu