EULEX-i akuzon për terrorizëm Gazmend Laknën

0
733

Gjilan, 13 shkurt – Një trup gjykues i EULEX-it, i kryesuar nga gjykatësi Vlladimir Nikula, të mërkurën vonë në mbrëmje në Gjykatën Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Gazmend Laknës, i dyshuar për veprën penale të “terrorizmit”.

Masar Morina, avokat mbrojtës, tha për rajonipress se Lakna dyshohet se i takon grupit ”Lëvizja për liri”, e cila kishte sulmuar punktin serb në Dobrosin më 27 maj, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Morina tha se Lakna, sipas hetimeve që ka zhvilluar prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro, dyshohet se është pjesëmarrës i sulmeve ndaj punktit serb në Dobrosin. Lakna dyshohet se ka pasur kontakte telefonike me njërin prej grupit që dyshohet se është përgjegjës për sulmin mbi punktin serb në Dobrosin.

Gjithnjë sipas hetuesve të EULEX-it, Lakna dyshohet se ka lidhje me grupin që përbëhet nga Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Xhemshiri, Enver Musolli, Abdullah Zogaj, Qerkin Rexhaj, Skender Selmani dhe Muhamet Aliu.

EULEX-i kishte ndërmarrë një operacion pas sulmeve mbi punktin serb në Dobrosin, por asnjëherë nuk janë bërë publikë emrat e të dyshuarve dhe arrestuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu