EULEX interesohet për Isën

0
989

Musa Daka ka ardhur nga Amerika për të dëshmuar për ato çfarë di për Fondin e 3-përqindëshit. Për dy ditë rresht, një Prokurore e EULEX’it e ka pyetur atë për rolin e Isa Mustafës dhe të tjerëve në keqpërdorimin e këtyre mjeteve. Në një bisedë për Express, Daka tregon se çfarë u tha europianëve dhe shpalos fakte të reja që, sipas tij, inkriminojnë Kryetarin e LDK’së.

Foli, por nuk i besoi askush.

Madje e quajtën edhe shpifës dhe njëri që nuk posedon fakte.

Por, ndryshe nga politikanët, dikush duket se i ka marrë seriozisht pohimet e Musa Dakës, zyrtarit të dikurshëm të LDK’së i cili u bë i famshëm muaj më parë kur nxori dokumente dhe fotografi që, sipas tij, flasin për keqpërdorimet që ka bërë me paratë e popullit Isa Mustafa, ish-Ministri i Financave i Qeverisë në Ekzil dhe tani Kryetar i LDK’së dhe i Prishtinës.

Pikërisht për të dëshmuar për ato që di, Daka është ftuar në një bisedë në misionin europian për rend dhe ligj, EULEX. Ftesës ai iu ka përgjigjur pozitivisht dhe enkas për këtë çështje ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një bisedë për Express, Musa Daka tregon se është marrë në pyetje dy ditë rresht nga Prokurorja Maria Bamieh, të cilës në tavolinë ia ka lënë edhe krejt provat materiale që disponon.

“Jam ftuar më herët, por për shkaqe personale nuk arrita të vij, prandaj tash kur jam në Kosovë unë kam shkuar atje dhe kam dhënë krejt dëshminë time dhe i kam bashkangjitur edhe faktet që posedoj”, ka thënë Daka të premten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu