EULEX-it të shpërfyturuar dhe të orientuar kundër shqiptarëve nuk i ka mbetur vend në Kosovë

0
626

Me një pompozitet të inskenuar medial dhe me virulencë pushtetare tejet të shprehur, misioni i BE-së EULEX-i qysh para dy viteve  ka shpallur se po merret me rastet më të rënda të krimeve të luftës dhe të korrupsionit. Ndërkohë, dy vjet më pas  ky mision ka dështuar në dy rastet, të cilat i ka trajtuar si kapitale. Dështimi në  gjykimin kundër 10 eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së i njohur si rasti “Kleçka”, që nga vetë misioni ishte trajtuar si rasti më i madh i krimeve të luftës, në Kosovë i ka dhënë goditje të rëndë misionit, pak para ndryshimit që ka nisur të planifikohej shtatorin e vitit të kaluar. Por, goditja e rastit “Kleçka” mund të mos jetë e fundit para rikonfigurimit. Në prill të këtij viti, prokurorëve të EULEX-it u skadon mandati për hetimet në rastin e MTPT-së. Pikërisht për këtë pritet të ndodh  ndërrimi i shefit dhe zvogëlimi i skajshëm meqë qysh tani  po konstatohet se ky mision ka dështuar, meqë akuzat i ka ngritur duke u mbështetur në dosjet e regjimit kriminal të Serbisë dhe në fushatat e disa medieve të Kosovës, të cilat “hulumtojnë” korrupsionin, dhe për këtë punë paguhen nga partitë  e ndryshme të pozitës apo të opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu