EULEX kërkon të qëndrojë në Kosovë edhe dy vjet, mandati i skadon sivjet

0
730

Mandati i EULEX-it, zyrtarisht, pritet të skadojë më 14 qershor të këtij viti.

Si fillim zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, e kishte konfirmuar për media fillimin e diskutimit mbi këtë çështje pa dashur  të flas edhe për kohëzgjatjen e mundshme të mandatit të misionit evropian.

Por burime të Indeksonline, mësojnë se misioni i EULEX-it ka kërkuar zgjatje të mandatit edhe për dy vitet e ardhshme.

E pyetur për këtë zëdhënësja e EULEX-it Dragana Nikoliq ka thënë se në pajtim me konkluzionet e Këshillit të BE-së për Zgjerim dhe për Procesin e Stabilizim Asocimit të 15 dhjetorit 2015, Kosova duhet të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me EULEX-in.

“Për momentin shtetet anëtare të BE-së janë duke bërë rishikimin strategjik të mandatit të EULEX-it. Në pajtim me Konkluzionet e Këshillit të BE-së për Zgjerim dhe për Procesin e Stabilizim e Asocimit të 15 dhjetorit 2015, Kosova duhet të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me EULEX-in dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive që EULEX-i të përmbushë plotësisht dhe në mënyrë të papenguar mandatin e vet, duke përfshirë mandatin e rishikuar pas qershorit 2016” , tha Nikoliq.

Në lidhje me këtë Indeksonline ka kontaktuar edhe me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili ka thënë se për këtë çështje do të negociojmë në ditët në vijim.

EULEK-si

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu