EULEX’i dhe vendësit përplasen për Nazim Bllacën

0
835

Nazim_Bllaca_1

EULEX-i dhe autoritetet kosovare të drejtësisë po përplasen për lirinë e Nazim Bllacës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkombëtarët po kërkojnë lirimin e tij nga burgu, me arsyetimin se tashmë ka vuajtur një të tretat e dënimit siç parashihet me ligjet e ish-Krahinës së Kosovës, e vendësit po bazohen në Kodin e ri të Procedurës Penale, që parasheh vuajtjen e dy të tretave të dënimit.

Bllaca është i dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit, të kryer në vitin 1999, përcjell koha.net. Është i vetmi nga grupi kriminal i dërguar në vuajtje.

Të tjerët janë në liri, pos Driton Hajdarit, i cili është dërguar në burg për shkak të arratisjes. Në arrati janë edhe Shpresim Uka e Bekim Syla, derisa në liri janë Sadik Abazi dhe Shaban Syla. Ky grup është dënuar një vit para Bllacës, por autoritetet kanë vendosur t’i lënë ende në liri.

Në vendimet e këtij paneli, që në të shumtën e rasteve në rastin “Bllaca” është kryesuar nga Emine Kaçiku, paneli tejkalon edhe Gjykatën

Paneli për lirim me kusht ka refuzuar për tri herë radhazi brenda pak muajsh kërkesën për lirim të dëshmitarit të Prokurorisë së EULEX’it, Nazim Bllacës.

Ky i vetëshpallur si agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), një agjencie afërt me PDK’në e Hashim Thaçit, u dënua për vrasjen e Ibush Kllokoqit, derisa vuajtën e dënimit është duke e kryer në pavijonin D të Burgut të Dubravës.

Në vendimet e këtij paneli, që në të shumtën e rasteve në rastin “Bllaca” është kryesuar nga Emine Kaçiku, paneli tejkalon edhe Gjykatën.

Në vendimin e 16 shtatorit 2014 ku të dënuarit Bllaca i refuzohet lirimi me kusht, Paneli konstaton që Nazim Blalca duhet të qëndroj në burg deri në fund të gushtit të vitit 2016, që është mbi 1 vit e gjysmë më shumë dënim se sa që e ka shpallur atë fajtor Gjyqi.

Refuzimet e njëpasnjëshme të këtij paneli kundër Nazim Bllacës janë bërë tashmë një arsye për përplasje në mes të Prokurorit të rastit “Bllaca 4”- ku Nazim Bllaca është dëshmitari kryesor kundër një grupi prej mbi 10 të dyshuarish, përfshirë edhe deputetit të PDK’së Azem Syla, si dhe Ministrisë së Drejtësisë që drejtohet nga Hajredin Kuçi.

Prokuroria e EULEX’it po kërkon që të dënuarin Bllaca ta nxjerr jashtë burgut për të punuar me të në rastin penal “Bllaca 4”, i cili pritet që të përfshijë nën hetim shpërdorime me patundshmëri dhe prona në vlerë deri në mbi 100 milionë euro.

Lexojini më poshtë vendimet e panelit për lirim me kusht të lëshuara brenda pak muajsh, ani pse ky panel nuk mund të marr në trajtim të njëjtin të burgosur para gjashtë muajsh (nga shqyrtimi i kërkesës së fundit).

Vendimi i parë

vendimi-i-pare1

vendimi-i-pare-2

Vendimi i dytë

vendimi-i-dyte-1

vendimi-i-dyte-2

Vendimi i tretë

vendimi-i-trete-1

vendimi-i-trete-2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu