Europa para mbylljes së kufijve?

0
624

Shumë shtete të BE-së kërkojnë të mbyllin kufijtë për shkak se i tremben fluksit të madh të emigrantëve që vijnë nga vendet e Ballkanit dhe Afrika.
Disa shtete të BE-së, në pararojë Gjermania dhe Franca, duan të kufizojnë për shembull marrëveshjen e Shengenit, së paku për një kohë të shkurtër
Për Bashkimin Europian dhe sidomos për qytetarët e saj lëvizja e lirë në Europë, që filloi vite më parë, është një arritje historike.
Por ka disa vite që shumë qeveri i tremben fluksit të pakontrolluar të refugjatëve drejt BE-së.

Disa qeveri, për shembull, kritikojnë Greqinë se nuk i kontrollon sa duhet kufijtë e saj, duke mundësuar kështu që shumë emigrantë të hyjnë nga ky vend në shtete të tjera të BE-së.

Dy ministrat e Brendshëm të dy shteteve më të rëndësishme në BE, Francës dhe Gjermanisë, Çlaude Gueant dhe Hans-Peter Friedrich, kërkuan në një letër të përbashkët prezantuar qeverive të tjera që në raste të jashtëzakonshme, çdo shtet duhet të ketë mundësinë që të rivendosë vetë kontrollet kufitare deri në 30 ditë.

Ishte Danimarka ajo që verën e vitit të shkuar vendosi për një kohë të shkurtër kontrollet kufitare, duke shkaktuar debate të ashpra. Ministri i Brendshëm gjerman Friedrich tha se propozimi i tij nuk ka të bëjë aspak me danezët: “Danimarka ishte diçka tjetër. Danezët donin të fusnin rregullisht kontrollet kufitare. Kjo nuk është e pajtueshme me lirinë e lëvizjes”, tha Friedrich. /E.L/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu