Evropa ime

0
761

Neza 2

Evropë –
prej evrope u rope
e mbete europë
me euro
të mëdhajt i ngope
prore të vogjlit i rope
evropë evreje!

Europë –
ende e zezë
gropë –
iu hape derën
atyre në krime
e zgërdhime
E mua –
më nxierr qime
se ia ndinë erën
Historisë sime
e të zihet fryma
nëpër kryma
Ti je Evropa
E unë prore –
copa-copa?

Evropa ime
nuk të mbeti asnjë qime
e pathime
nga dredhime
prore mbete njerka ime
e shkerdhime
prore mbete
glaca ime
prore klysht lehin brënda
me vendime të rënda –
çakajt jasht iu binë copa
ndryshe s’bëhet e fortë
Evropa!

Evropa ime
nuk të mbeti asnjë qime
e pathime
me dredhime
në zgabime
prore në të njejtin qull
e zime –
qimen ndrron e
vesin kurr s’e harron!

E di mirë –
se m’shikon për bire
me sy smire
se je lavire
vet s’flet se je velet
po para –
klysht m’i qet
Ti as ishje –
edhe kur ishje
në degë rrishje
kur unë ishja mbret!
Derikurë –
prralla në hi
po më qet?

E di unë –
E din ti vet!
Boll ma luajte
me liderë të mi
analfabet!
Jo, moj Europa
Ti bashkohu –
unë copa-copa!
Pata teje –
Edhe une jam
Europe!
(Prill, 7. 2014)

Nezir Myrta 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu