Exclusive: “Vrasja”, ish-ushtarë të UÇK-së merren në bisedë informative?

0
662

Shkup, 20 prill – Shumë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UCK) nga fshati Hasanbeg, janë marrë në bisedë informative në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), mëson jozyrtarisht.

Ata janë thirrur këto ditë përmes ftesave me shkrim për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e pesëfishtë të ndodhur tek Liqeni i Hekuranës, që ndodhet jo shumë larg nga fshati Hasanbeg.

Në mesin e atyre që janë marrë në pyetje, sipas burimeve jozyrtare të portalit, është dhe njëri nga vëllezërit e dëshmorit Harun Aliu – Komandant Kushtrimi.

Këto aktivitete të policisë në këtë vendbanim të Shkupit, ndërmerren pas më shumë se një javë nga vrasja e pesëfishtë.

Banorë të fshatit Hasanbeg thonë për “Portalin” se këto ditë vërehen gjithashtu dhe patrullimet e shpeshta të policisë.

Deri tani, nuk ka asnjë të arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu