EXKLUZIVE: Është arritur marrëveshja – priten befasi të mëdha

0
816

Hasha me putinin

Gazeta ka mësuar se tashmë nuk ka asnjë dilemë se nesër do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Kosovës dhe do të votohet për Kryeministrin dhe ministrat.

Në ora 12 sot kanë filluar takimet finale në mes të njerëzve kryesorë të PDK’së dhe LDK’së.

Sipas burimeve të Gazetës, tashmë është arritur marrëveshja se kush do të jetë Kryeministër, por që një gjë e tillë do të bëhet e ditur në orët e mbrëmjes.

“Ajo çfarë pritet të caktohet gjatë këtyre orëve janë emrat e ministrave”. Do të ketë befasi të mëdha. Së paku në një rast”, ka thënë një burim i lartë dhe i kyçur në këto bisedime, për Gazetën. I njëjti ka shpjeguar se, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër në ora 12.00 h.

***********************************************

Kryesuesja e seancës konstituive të legjislaturës së V-të të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, i ka thënë Kohës Ditore se ka lajmëruar sekretarinë që të ftojë deputetët për nesër në vazhdimin e seancës.

“Kam njoftuar sekretarinë e Kuvendit, që të ftojë deputetët për nesër në orën 12:00 mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Brovina.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu