Fadil Demaku: The Guardian fabrikoi shpifje ndaj SHIK’ut

0
769

Fadil Demaku

Ish pjesëtari i SHIK’ut, Fadil Demaku i quan të fabrikuara pohimet e gazetës britanike “The Guardian”, e cila ka raportuar se pjesëtarë të SHIK’ut janë trajnuar në Francë dhe pastaj në Kosovë janë shndërruar në vrasës.

“Këtë nuk e kisha komentuar fare”, ka thënë Demaku, për Express, të shtunën.

Sidoqoftë, ai e mohon se pjesëtarë të SHIK’ut kanë kryer vrasje dhe thotë se as Nazim Bllaca nuk ishte pjesë e tyre.

“Kjo për mua është shpifje totale, ne as nuk kemi qenë në Francë, as pjesëtarët e ShIK’ut nuk kanë qenë vrasës. As Bllaca nuk ka qenë i SHIK’ut kurrë”, ka shtuar ai.

Ky ish-pjesëtar i SHIK’ut ka thënë se shkrimet e tilla janë sikur edhe të amerikanit David Philips, i cili ka shkruar se SHIK’u në vit grumbullon 200 milionë nga nëntoka

“Kjo është gatuar në kuzhinat e brendshme këtu, në ato kohë, dhe pastaj kjo është bëri sikurse ajo seria e shkrimeve të David Philips në ‘Kohën Ditore’. Nuk kam ndonjë koment”, ka thënë Demaku.

Ndërkohë, Guardian, shkruan se disa prej 20 rekrutëve të SHIK’ut të cilët ishin dërguar në Francë, ku ishin trajnuar për mbrojtje të afërt dhe për të përdorur armë, më vonë janë bërë pjesë e një grupi vrasësish.

Kjo gazetë SHIK’un e Kadri Veselit e lidh me shërbimin inteligjent francez DGSE.

Express ka kontaktuar edhe me dy ish-pjesëtarë të tjerë të SHIK’ut, Fatmir Xhelilin e Bekim Haxhiun, por asnjëri s’ka dashur të komentojë tekstin e gazetës britanike.

“Nuk e kisha koment hiq”, ka thënë Xhelili.

Njësoj është përgjigjur edhe tash deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

Shërbimi Informativ i Kosovës vazhdimisht është cilësuar si organizatë e afërt me PDK’në dhe është thënë se është shuar pas shpalljes së pavarësisë. Shumica e anëtarëve të SHIK’ut kanë pozita të larta në PDK, ndërsa, Kadri Veseli është Zëvendëskryetar i Parë i kësaj partie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu