Fadil dhe Nexhat Demaku të dyshuar për krime lufte

0
559

(E plotësuar) Te dyshuar per krime lufte jane edhe Fadil Demaku, deputet i PDK’se dhe vellai i tij, Nexhat Demaku, Kryetar i Komunes se Drenasit.

Lajmi është konfirmuar per Express nga deputeti Demaku i cili thotë se sot është paraqitur para prokurorit ashtu siç i ësht kërkuar.

“Po është e vërtetë, sot në orën 10:00 jam marrë në pyetje nga prokuroria. Pyetjet kanë qenë kryesisht për Grupin e Drenicës”, ka thënë Demaku për Express.

E bashkë me të dhe vëllanë në pyetje janë marrë edhe pesë persona të tjerë për të cilët Demaku thotë se nuk mund të flasë se kush janë.

“Mund edhe të gaboj, por e di saktë se dy prej tyre nuk kanë qenë fare ushtarë në kohën e luftës”, tha ai.

Dy vëllezërit Demaku tashmë janë liruar.

“Dhe nuk na kanë thënë se çfarë do të bëhet më tej”, sqaron ai.

Ndryshe, nder te arrestuarit e pare te Grupit te Drenices jane edhe dy vellezerit tjere te Fadilit dhe Nexhatit: Jahir dhe Zeqir Demaku, te cilet aktualisht gjenden ne paraburgim nen dyshime per krime lufte.

Gazeta Express ka mesuar se nder te dyshuarit eshte edhe Kolonel Ilaz Derguti.

Shtatë ish-ushtarët e UÇK’së, sot para gjykatës

Shtatë ish-ushtarëve të UÇK’së që dyshohet se kanë kryer krime lufte, i është dorëzuar ftesa që sot të paraqiten në një seancë dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Express zyra per informim e EULEX.

“Me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar i EULEX-it, ka ftuar shtatë persona të dyshuar për krime lufte të paraqiten sot për një seancë dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokurori ka kërkuar një urdhër që ndalon të dyshuarit të kontaktojnë apo të ju afrohen dëshmitarëve të rastit”, thuhet ne njoftimin e kwsaj zyre.

EULEX fton edhe shtatë ish-ushtarë te UÇK’së – nën dyshime për krime lufte

Misioni europian për rend dhe ligj, EULEX, do t’i nxjerrë të enjten para prokurorit edhe shtatë ish-ushtarë të UÇK’së nën dyshime për krime lufte.

Burime të Gazetes Express, brenda misionit europian, kanë thënë se të gjithë të dyshuarit janë lajmëruar ditën e merkurë për procesin hetimor që po zhvillohet ndaj tyre.

Të gjithë luftetarët janë nga Zona Operative e Drenicës.

“Ata dyshohen se kanë qenë të përfshirë në disa akte kriminale gjatë luftës. Që të gjithë duhet të lajmërohen nesër tek prokurori, në të kundërten merren me forcë. Po gjatë ditës, ata do të dalin para një gjykatësi i cili do të vendos në lidhje me procedurat e mëtejshme”, ka treguar burimi i gazetës në kushte anonimiteti, të mërkurën në mbrëmje.

Emrat e të dyshuarve nuk dihen, por sipas burimeve, ata kanë mbajtur funksione të rëndësishme në Zonën e Drenicës.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu