Fadil Fejzullai, njëri prej të vrarëve në Kumanovë

0
1281

Macednia

(E plotesuar) Në Kumanovë është mësuar identiteti i personit të parë të vrarë shqiptar. Sipas “Al Jazeera Balkans”, shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mengjesin e sotëm. Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banoë lokal.

Banorët e Kumanovës flasin për disa persona civil shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka asgjë zyrtare se sa persona dhe kush janë të vrarët.

Paraprakisht “Zhurnal”, njoftoi se janë vrarë pesë persona, në mesin e të cilëve ka edhe një vajzë 8 vjeçare. Media të tjera raportojnë se kanë informacione për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve të tjerë.

Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare

Vriten disa shqiptarë në Kumanovë, në mesin e tyre edhe një fëmijë​

Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur sot në Kumanovë janë vrarë 5 civilë shqiptarë.

Banorë të “Lagjes së trimave” njoftojnë se janë vrarë tre persona më të moshuar si dhe një rast tjetër një vajzë tetë vjeçare dhe prindi i tij.

Mësohet se banorët e vrarë mësohet se janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë, transmeton zhurnal.mk.

Ndryshe, Mediat në Maqedoni raportojnë se në përleshjen e sotme të armatosur në Kumanovë ka edhe të vrarë nga radhët e policisë.

Kumanova

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu