Fadil Sulovicit i refuzohet statusi i veteranit

0
1319

UCK ligji

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Fadil Sulovici nuk do të jetë veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Refuzimi i statusit të veteranit për Sulovicin është bërë e ditur sot në listën që e ka publikuar Komisionit për verifikimin e kë tyre kategorive, për rajonin e Llapit.

Sulovici ishte akuzuar disa herë nga deputete e Kuvendit të Kosovës për vrasje dhe pjesëmarrës në shumë procese të montuara gjyqësore.

Fadil Sulovic akuzohet për ndalim dhe rrembim të Dr. Hafir Shales dhe Xhavit Hazirit të dy njerz të lidhur kyç në Shtabin e Përgjithshem të UÇK-së, që të dy të rrëmbyer me të njëjtin skenar dhe duket nga i njëjti ekip.

Me dr. Hafir Shalen ate dite jan arrestuar dhe Hetem Sinani dhe Shaban Neziri por se janë liruar nga arresti pas 6 orëve, ndërkaq që për dr.Hafir Shalën nuk dihet asgjë sot e kësaj dite.

Të tre janë arrestuar dhe janë dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror serb në Prishtinë. Dr.Hafir Shala është detyruar të hyj në një makinë të tipit xhip, me xhama të errësuar dhe është shoqëruar nga dy civilë (policë të Sigurim Shtetëror serb). Janë ndaluar nga policë të uniformuar serbë ndërkaq janë arrestuar nga policë me rroba civile.

Këshilli për të Drejta të Njeriut pati rënë në kontakt me një hetues të sigurimit shtetëror serb për të mësuar më shumë për fatin e dr.Hafir Shalës dhe Xhavit Hazirit, që të dy të rrëmbyer me të njëjtin skenar dhe duket nga i njëjti ekip. Informata që ka marrë KMDLNJ nga inspektori serb është se ata janë rrëmbyer nga një ekip i specializuar i Shërbimit Shtetëror serb dhe se ata pastaj janë dërguar në një lokacion jashtë Prishtinës, ku edhe u humben të gjitha gjurmët.

Inspektori serb ka deklaruar se me rastin e dr.Hafir Shalës e Xhavit Hazirit është marrë kreu i Shërbimit Sekret Shtetëror serb dhe se nivelet më të ulëta të këtij shërbimi as që kanë pasur informata për këtë rast. Edhe sipas këtij inspektori (është ende aktiv) por edhe sipas deklaratave të Hetem Sinanit dhe Shaban Nezirit të cilet ishin arrestuar sebashku me Dr. Hafir Shalen, Fadil Syleviq (hetues në policinë e Kosovës) është person që ka informata dhe mund të ndihmoj në zbardhjen e rastit të rrëmbimit të dr.Hafir Shalës dhe duket edhe të Xhavit Hazirit.

Fadil Syleviq gjat lutës së Kosovës kishte arritur të depertoi në radhet e UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit dhe më pas në Zonën Operative të Drenicës ku ishte arrestuar për nje moment por me vone nga njerz të hirarkis së lart esht liruar dhe derguar në Shtabin e Zonës Operative të Drenicës si Informator i ZKZ-së.

Për Redaksin e Zërit të Kosovës esht e njohur se si ka depertuar z. Syleviq deri në Shtabin e Përgjithshem të UÇK-së dhe kush e kishte arrestuar në afersi të Likovcit dhe kush kishte dhene urdher të lirohet Fadil Syleviq dhe të dergohet në Shtabin e Zones.

Fadil Syleviq akuzohet dhe për vrasjen e Agim Makollin pas lirimit të tij nga Burgjet serbe, Agim Makolli ishte arrestuar me Grupin e Llapit pas vrasjes së Zahir Pajazitit dhe syleviq duket për të fsheh gjurmet e tia në ndjekjen e Luftarve të UÇK-së, ne rrethana misterioze likfidoi Agim Makollin që të mbuloi gjurmet tia prei agjenti të UDB-es Jugosllave.

A.Z

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu