Faik Fazliu qan hallin e veteranëve, kurse vetë pushon në hotele luksoze

0
888

Faik Fazliu, udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK’së në Zyrën e Kryeministrit, ka hedhur kritika të forta në adresë të deputetëve që votuan për shtyrjen e miratimit të ligjit për veteranët e luftës.

Por, ky reagim i Fazliut është parë si hipokrizi nga shumëkush në rrjetet sociale.

Atij i është publikuar një foto ku shihet në një hotel luksoz (sigurisht diku në bregdetin turk). Fotoja, sipas gjitha gjasave, është publikuar vetë nga Fazliu.

Kjo nuk është hera e parë që në opinion dalin edhe “fytyra” tjera të udhëheqësve të veteranëve të luftës. Të cilët gëzojnë privilegje të konsiderueshme duke qenë të afërt me pushtetin, kurse publikisht qajnë hallin e veteranëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu