Falsifikuesi nga Parlamenti

0
888

Bedri Nikaj, bashkë me vëllanë e tij dhe dy persona tjerë, janë arrestuar në Drenas. Atyre u janë gjetur 80 mijë dollarë të falsifikuar. Bedriu aktualisht mban bufenë në Parlamentin e Kosovës.

Në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

Tetëdhjetë mijë dollarët e falsifikuar, që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, në Drenas, kanë qenë në pronësi të Bedri Nikajt, banor i kësaj komune.

Kështu kanë treguar burime të sigurta të “Expressit”, të afërta me hetimet që janë duke u zhvilluar në lidhje me këtë rast që cilësohet si shumë i veçantë.

Kjo për faktin se Bedri Nikaj, që biznesin e tij aktual e ushtron brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, pasi mban bufenë në hollin e institucionit më të lartë të shtetit, prej të cilit deputetët pinë kafe.

Ai së bashku edhe me tre persona të tjerë, dy prej të cilëve kanë mbiemrin Nikaj, janë arrestuar të premten e kaluar, në një operacion të përgatitur mirë nga Policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu