Familja Dehari: Nuk pranojmë ngushëllime nga udhëheqësit e pushtetit vrastar

0
739

avni-dehari-11

Familja e ish-aktivistit tashmë të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka bërë të ditur se nuk do të pranojnë letra as telegrame ngushëllimi nga “udhëheqës të institucioneve të këtij pushteti vrastar”.

Lexoni më poshtë deklaratën e plotë të familjes Dehari:

“Dje, zyra e të ashtuquajturit President i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t’i lë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur.
Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër.
Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve.
Familjarët e Astrit Deharit
Xhemile, Avni, Albana dhe Arta Boshtraj-Dehari

Prishtinë, më 9 nëntor 2016”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu