Familja e Idriz Ajetit nuk pati para as për të pritur të pamen

0
432
Familja e Idriz Ajetit nuk pati para as për të pritur të pamen

Për mbi një gjysmë shekulli mbrojti të drejtat e shqiptarëve. Por, kur ndërroi jetë Idriz Ajeti, përveç Akademisë së Shkencave, institucionet e shtetit nuk treguan respekt për të ndjerin.

Idriz Ajeti ishte nga figurat më të shquara të shkencës shqiptare. Ishte akademik, rektor, themelues i revistave shkencore dhe ishte kryetar parlamenti në periudhën më të vështirë të Kosovës por nuk mori aspak respekt nga institucionet shtetërore.

Aq pak u nderua nga qeveria sa një familjar i Ajetit ka thënë se ata nuk patën para të marrin një lokal me qira për ta mbajtur të pamën, dhe për këtë shkak u detyruan që tri ditë të ngushëllimeve t’i presin në banesën e të ndjerit.

“E pamja ose ato tri ditë që ne i kemi hapë për ngushëllime kishte me qenë më dinjitoze sikur të ishin mbajtë dikund tjetër. Ne kemi qenë dakord që të marrim një lokal me qira, por shuma ka qenë enorme, të cilën familja nuk ka mundur ta përballojë”, ka thënë ai.

Muajin e kaluar humbi jetën tragjikisht Arian Daci, djali i kryetarit të ASHAK-ut, Nexhat Daci. Qeveria, përveç organizimit të ceremonisë mortore, ia ndau familjes 15 mijë euro.

Ndërsa për akademik Idriz Ajetin, Universiteti i Prishtinës mbajti mbledhje komemorative një javë pas vdekjes së tij. Dhe qeveria nuk doli aspak në ndihmë familjës së akademikut dhe njeriut më më kontribut për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Qeveria Haradinaj ka marrur kritika të shumta se fare nuk kursen parën publike. Por, kjo duket se vlenë vetëm kur bëhet fjalë për gjëra të pa rëndësishme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu