Familjarët e Fatlumit: Ra për Atdhe dhe jo per Siri siq po bein disa

0
996

Fatlumi

Nuk kanë hapur të pame, por çdo presin shumë njerëz. Lajmi se Fatlum Vishesella është vrarë në konfliktin e Kumanovës ka tronditur të gjithë. Familjar, shokë e farefis për çdo ditë që pas lajmit të vdekjes së Fatlumit, vizitojnë shtëpinë e të ndjerit për ti shprehur ngushëllimet e tyre.

Ndonëse kufoma e tij ende nuk ka mburritur në vendlindje dhe e pamja nuk është hapur familjarët për çdo ditë presin me qindra njerëz për ngushëllime.

“Pasi vjen kufoma e qesim karrigen dhe hapet e pamja”, thonë familjarët e të ndjerit. Ata shprehen se zemrat e tyre nuk do të qetësohen deri sa ta shohin dhe varrosin Fatlumin.

Prej më shumë se dhjetë ditëve nga konflikti i Kumanovës familjarët e njërit nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatlum Vishesella, i cili ishte pjesë e konfliktit në “Lagjen e Trimave”, kanë folur për Indeksonline lidhur me luftën e familjarit të tyre në mbrëmjen e 9 majit në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë.

Fatlumi 1

Xhelil Vishesella, familjar i tashmë të ndjerit Fatlum Vishesellës ka rrëfyer për Indeksonline se ai ka kontaktuar një javë para konfliktit më nipin e tij, por ai nuk ka folur me askënd.

“Një javë përpara kam qenë në shpi, kam kontaktuar me Fatlumin, por ai nuk ka folur me askënd. Babai i tij, Kadriu është kthyer këtu dhe deri të premten nuk kemi ditur asgjë, ndërsa të premten i ka dal emri që ka qenë i vrarë me shokët e tjerë”, ka thënë Vishesella.

Lajmi për vdekjen e Fatlum Vishesellës ka tronditur që të gjithë, por familjarët e tij ndjehen krenar që ai e ka humbur jetën për çlirimin e trojeve shqiptare.

“Shumëkush po vjen në vizitë, kjo edhe na bën krenar. Zotit shyqyr që Fatlumi nuk ka vdekë në Siri, por ka vdekë për vendin e vet. Shumë shqiptar konsiderojnë që Kumanova është pjesë shqiptare”, ka shtuar më tej Xhelil Vishesella, familjar i tashmë të ndjerit.

Ata përmes lajmeve e kanë mësuar se Fatlum Vishesella ka humbur jetën në konfliktin e Kumanovës.
Data 5 maj e këtij muaji ka qenë data e fundit në të cilën familjarët janë dëgjuar për të fundin herë me Fatlum Vishesellën.

“Ne e dimë që prej të mërkurës Fatlumi mungon në shtëpi. Ai u ka thënë familjarëve se është në Shqipëri”, ka thënë më tej xhaxhai i tashmë të ndjerit.

“Vëllai është bë merak dhe është kthyer të mërkurën. Lajmet në mbrëmjen e të premtes që kaloi, vëllau e ka kuptuar përmes televizionit dhe brenda 5 minutave oborri është mbushur plot me njerëz”, ka shpjeguar ai.

Mentor Vishesella, familjar i dëshmorit Fatlum Vishesellës, i vrarë më 9 maj në Kumanovë, shprehet se Fatlumi ka rënë për çlirimin e trojeve shqiptare.

“Fatlumi nuk ka vdekur për parti. Ai ideal e ka pas bashkimin kombëtarë. Aj ka rënë për liri qysh i ka hije një dëshmori. Ai ka luftuar për çlirimin e trojeve shqiptare”, shprehet ai.

Familjarët e Fatlum Vishesellës shprehen se nuk kanë kontaktuar fare me autoritet maqedonase. Ata thonë se kanë qenë vetëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për të ditur më shumë rreth sjelljes së kufomës të së ndjerit në Kosovë.

Fatlum Vishesella iu ka bashkuar radhëve të UÇK-së që në moshën 16 vjeçare. Ai ka marrë pjesë edhe në luftën e Luginës Preshevës, në atë të Maqedonisë në vitin 2001, si dhe në Luftën e Kumanovës, ku dhe humbi jetën.

fatlum2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu