Familjarët e atyre që kanë vdekur në Kumanovë kanë kërkuar kthimin e trupave të pajetë që janë ende në Maqedoni
Vëllai i Mirsad Ndrecajt ka treguar se familjari i tyre kishte shkuar në Maqedoni për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve e jo për para.
“Ali Ahmeti i ka tradhtu”, ka thënë ai.
Sot, familjarët e atyre që janë përfshirë në rastin e Kumanovës janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë ndihmën e Shtetit për t’iu dalë në ndihmë të arrestuarve. Ata kanë thënë se familjarët e tyre në Maqedoni janë duke u maltretuar.