Familjarët nisën drejt Kumanovës për t`i marrë trupat e të vrarëve

0
586

Mirsad Ndrecaj

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë për Indeksonline se janë në pritje të çdo minute për tu nisur drejt Shkupit për të marrë trupat e nëntë të vrarëve në Kumanovë.

“Jemi të përgatitur me vetura me arkivole për të shkuar dhe për t’ju ndihmuar edhe familjarëve në identifikim edhe me i tërheq kufomat menjëherë për në Kosovë”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai më pas ka theksuar se po bëhet dita e pestë dhe janë në pritje të çdo minute për tu nisur.

Ndërkaq, familjarët e të vrarëve kanë theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme i ka thirrur familjarët për identifikimin e viktimave të konfliktit në Kumanovë.

MPJ u ka kërkuar atyre pasaportat për ta bërë verifikimin e viktimave që luftuan gjatë 9 majit të këtij viti.

“Po sot na kanë thirr Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovë, na kanë kërkua numrat e pasaportave, tash po presim vetëm të shkojmë ti marrim trupat e viktimave”, është shprehur njëri nga familjarët e njërit prej viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu