Familjet morën kufomat e të vrarëve në Kumanovë

0
703

shkupi

Eskorta e familjarëve ka mbërritur në morgun e Shkupit për marrjen e 9 të vrarëve në përleshjen e armatosur në Kumanovë…

Krahas familjarëve, pjesë e eskortës janë edhe drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, dhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Fillimisht familjarët kanë identifikuar të vrarët, ndërsa dorëzimi i kufomave po bëhet 10 ditë pas vrasjes së tyre, pasi autoritetet në Maqedoni edhe zyrtarisht autoriteteve të Kosovës u kanë dërguar listën me emrat e personave të vrarë.

Sipas kësaj liste, në Kumanovë janë vrarë: Xhafer Zymeraj nga Prizreni, Beg Rizaj nga Deçani, Mirsad Ndrecaj nga Gjakova, Valon Kabashi nga Rahoveci, Turgaj Gashi nga Prishtina, Samid Kastrioti nga Prizreni, Hysen Rushiti nga Vushtrria, Fatlum Vishesella nga Lipjani dhe Arben Rexhaj nga Ferizaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu