“Faqe të panjohura të historisë së NDSH-së (Ramiz Qyqalla dhe bashkëluftëtarët e tij)

0
1136

Shkruan Mustafë Krasniqi

Pjesa e pare

Duke shfletuar historinë, konstatojmë se populli shqiptar, me luftën heroike dhe me qëndresën nëpër periudha të ndryshme kohore, ishte i përkushtuar, natyrshëm dhe me çdo çmim, t`i ruante tiparet dhe vlerat kombëtare, si dhe ta ruante mos copëtimin e Shqipërisë.

Megjithatë, duke kujtuar periudhën më të re historike, e cila thua se ishte e lënë anash nga studiuesit, pa hezitim iu rreka gjurmimeve, në mënyrë që, përmes atdhetarit Ramiz Qyqalla, ta vështroj rrugën e vështirë të shqiptarëve të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, më konkretisht, lindjen dhe veprimtarinë e NDSH-së në vitet 1944 – 1947.

Kjo periudhë, si periudhat e mëparshme, nxori shumë luftëtarë, të cilët ishin bërë shkrues të vërtetë të historisë dhe që synonin, përmes të drejtës për vetëvendosje, ta realizonin e ta gëzonin lirinë, si të gjithë popujt tjerë. Liria e popullit shqiptar ishte nëpërkëmbur që nga Kongresi i Berlinit, i mbajtur më 10 qershor 1878 dhe e vazhduar pas Konferencës së Londrës në vitet 1913 – 1919, ku bullgarët, serbët, grekët dhe malazeztë përfituan më shumë se sa kishin pritur.

Për fat të keq shqiptarët pësuan shumë, e sidomos në periudhën kur çuan krye të gjithë fqinjët tanë, me moton ”Kush do të fitojë më shumë territor”, ose ”Merr sa të mundesh”, duke synuar që viktimës – Shqipërisë së lodhur e të rraskapitur nga luftërat e varfëria, t’i hidhen pa mëshirë prangat e reja të robërisë.

Luftërat, në tërësi, por edhe periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, më shumë i ndjeu në palcë populli shqiptar. Si asnjë popull tjetër, shqiptarët u gjendën përballë ferrit dhe frikës,

përball qiellit pa dritë, përballë diellit pa rreze, përballë shpresës e vdekjes, përballë dilemës: – të jesh a mos të jesh!? Edhe pse shqiptarët me ëndje i këndonin lirisë, ishin të vetëdijshëm se liria nuk vjen duke pritur. Përkundrazi, shqiptarëve iu “dhurua” ferri i robërisë dhe torturat, të papara nga popujt tjerë.

Vitet 1944 – 1947 paraqesin njërën nga periudhat që lanë gjurmë të thella në historinë shqiptare. Jo rastësisht mora personalitetin e Ramiz Qyqallës, si një udhërrëfyes i zbardhjes së historisë së bujshme të Çiçavicës dhe Artakollit në këtë periudhë historike.

Ramiz Qyqalla thoshte: “Në asnjë mënyrë nuk duhet ta shkelim krenarinë dhe dinjitetin kombëtar përballë asnjë kombi tjetër, sepse kombi ynë ka me çka të krenohet; i ka virtytet më të larta njerëzore”.

Për tragjedinë e popullit tonë përgjegjës të shumëfishtë janë evropianët. Edhe pse sot mbahen si ”të arsyeshëm”, ata kanë hartuar përsëri projekte politike në dëm të shqiptarëve. Ata asnjëherë nuk i kanë shqyrtuar konferencat famëkeqe, sidomos Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, e mbajtur në vitin 1913, e cila mbeti ngjarja më tragjike për popullin shqiptar. Që nga kjo konferencë, janë luajtur edhe shumë skena tjera të tmerrit për popullin tonë. E pastaj, pas këtyre skenave të kobshme, rodhën lumenj gjaku. Kurse shqiptarët detyroheshin t’i mbronin trojet e veta, duke luftuar në të gjitha viset, krahinat, fshatrat e qytetet e Shqipërisë.

Si asnjë popull tjetër, jemi të copëtuar. Nganjëherë nga nxitimi a nga besimi i tepruar, kemi humbur gjëra me vlerë. Duke dashur ta mbajmë besën, ajo na është kthyer kundër, deri në rrezikim për asimilim të plotë. Gjatë luftës na ishte premtuar shumë. Shqiptarët, me besimin e plotë, lidhën besën me udhëheqjen e luftës në mënyrë që, sapo të mbarojë lufta, të zgjidhet njëherë e përgjithmonë çështja shqiptare. Por, kjo fjalë që nga atëherë ka mbetur peng. Dhe, jo vetëm se ka mbetur peng, por ata u hakmorën ndaj njerëzve që kërkonin të realizohet premtimi, ashtu siç ishim marrë vesh”, – kishte thënë Ramiz Qyqalla.

 

Ndjeke rrugën tënde, bota le të flasë ç’të dojë”, ka thënë Dante Aligieri. Kështu, dhe trimat shqiptarë kishin ndjekur rrugën e tyre. Shpesh ka ndodhur që dallgët e jetës, shumë nga këta njerëz, i ka shndërruar në ”heronj të heshtur”. Jeta është për ta jetuar, por, për ta jetuar jetën, duhet dhënë shumë nga vetja. Trimat e kohës iu përkushtuan ardhmërisë, por njëkohësisht ishin modestë dhe në asnjë mënyrë nuk janë përpjekur të imponohen për të bërë emër. Ishin të thjeshtë, me shpirt të çiltër. Vepruan, punuan dhe luftuan shumë, në mënyrë më të ndershme, vetëm e vetëm që të triumfonte drejtësia, që ishte nëpërkëmbur aq shumë. Pa dyshim, në radhën e atdhetarëve të tillë hyn edhe i urti, Ramiz Qyqalla.

Populli që nuk shuhet kurrë është ai popull që ka bijë dhe bija, të cilët jetën e tyre e vejnë në shërbim të tij. Popull i tillë padyshim se është edhe populli shqiptar. Shumë bijë dhe bija të popullit tonë kishin vendosur për ta çuar deri në fund çështjen e çlirimit të popullit, pa e llogaritur çmimin. Në këtë libër do të përpiqem t’i përfshij disa periudha të rëndësishme historike, që nga viti 1945, të shpjeguara përmes personazheve, të cilët paraqesin ngjarje që kanë ndodhur, duke i ilustruar ato, qoftë me të dhëna të marra drejtpërdrejt nga personazhet apo edhe përmes dëshmitarëve, nga rrëfimet e tyre me shkrim apo me gojë.

Librin më shtyri ta shkruaj një ndjenjë e fortë, duke parë se personalitetet dhe ngjarjet me vlerë, me qëllim apo pa qëllim, po harrohen apo po lihen anash. Këtë fakt, fatkeqësisht, do ta quaja mëkat njerëzor dhe historik, madje edhe ndaj kombit tonë.

Lufta për ta përjetësuar lirinë dhe bashkimin në një trung të vetëm nuk u ndal kurrë, edhe pse me shumë sakrifica, me humbje e pësime. Shqiptarët nuk u larguan kurrë nga lufta e drejtë dhe e domosdoshme. Lufta kundër pushtuesve mori hov të madh kur kryengritësit u ngritën të patrembur, si dragonj, që t’i dalin zot tokës mëmë – Shqipërisë, që nga Skënderbeu, nga rilindësit, nga Lidhja e Prizrenit, si Çerçiz Topulli, Isa Buletini, Ali Pashë Gucia, Dedë Gjo Luli, Hoxhë Kadri Prishtina, Bedri Pejani, Hasan Prishtina, Bajram Curri,Avni Rustemi, Elez Isufi, Asim Vokshi, Azem e Shotë Galica, Mehmet Konjuhi, Ramë Bllaca etj.

Pas Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm se nuk u përmbush vullneti i shqiptarëve, ashtu siç ishte vendosur në Konferencën e Bujanit (31 dhjetor 1943 – 1 e 2 janar 1944), por Kosova dhe viset tjera shqiptare u penguan t´i bashkoheshin Shqipërisë. Me këtë fakt ngjau më e keqja; trojet etnike shqiptare u ripushtuan dhe u ndanë në katër pjesë brenda ish-Federatës Jugosllave të AVNOJ-it (Kosova dhe pjesët tjera etnike shqiptare në Maqedoni, në Serbi dhe në Mal të Zi).

Populli shqiptar asnjëherë nuk u pajtua me ripushtimin. Ai po përjetonte padrejtësi dhe tmerre, që i shtoheshin dita-ditës. Megjithatë, mblodhi forcë, kurse bijtë e bijat e tij filluan të organizohen dhe të hartojnë programe politike e ushtarake. Me këto organizime ringjallej aspirata për çlirimin e trojeve shqiptare dhe për bashkimin e tyre me shtetin amë – Shqipërinë.

Meqenëse shqiptarët shihnin një rrezik të madh që po vinte nga Serbia apo ish-Jugosllavia, filluan një organizim të ri për një luftë të re, që ishte e pashmangshme, por shumë e kushtueshme. Shqiptarët e kishin artikuluar mirë kërkesën e tyre në Rezolutën e Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Zëri artikulues pastaj doli nga organizata NDSH-ja, e cila, me synimet e saj, kishte për qëllim bashkimin kombëtar. Kjo organizatë e kishte marrë përsipër ta organizonte luftën deri në fund, edhe pse e dinte se për një periudhë kohore nuk mund të zgjidhej problemi, sepse forcat jugosllave ishin forcuar, kurse shqiptarët ishin lodhur nga luftërat e nga varfëria.

Pas një veprimtarie të palodhur, por shumë të rrezikshme, kjo organizatë, në pamundësi për t’i vazhduar veprimet, me të cilat ishte e ngarkuar, filloi gradualisht të shpartallohej nga forcat ushtarake – policore të ish-Jugosllavisë. Shumë nga veprimtarët, për t’i shpëtuar familjet e tyre apo edhe familjet që i kishin strehuar, u dorëzuan. Disa prej tyre u vranë tradhtisht në pritat e organizuara nga OZN-a, si Azem Jashanica, Musli Dumoshi, Qazim Bajraktari, Haradin Vidishiqi etj. Me vdekje u dënuan Ajet Gërguri, Gjon Sereçi, Ukë Sadiku, Osman Bunjaku, të cilët u ekzekutuan në Prishtinë më 31 gusht 1947. U burgosën shumë veprimtarë të NDSH-së, ndër të cilët ishte edhe Ramiz Qyqalla. Ramizi i shpëtoi ekzekutimit, por jo edhe burgut. Lirimi i tij nga burgu ishte bërë sepse ishte i sëmurë rëndë, në mënyrë që të vdiste në shtëpi. Ishte i dërmuar e i pashpresë se do ta shkelte pragun e shtëpisë. Por, edhe pse ishte i sëmurë për vdekje, megjithatë mbijetoi dhe shpëtoi.

Shqiptarët i dinin projektet antishqiptare serbe, si ato të Garashaninit, Çubriloviqit, Andriqit, Moloviqit, Pashiqit, Mihajloviqit, Rankoviqit, të cilat parashihnin spastrimin etnik të trojeve tona nga shqiptarët dhe kolonizimin e tyre me kolonë serbë, siç edhe ka ndodhur.

Për ta ndalur tragjedinë e spastrimit, u ngritën forcat përparimtare, duke e alarmuar situatën dhe duke e vetëdijesuar popullin. Gënjeshtrat e Jugosllavisë së Titos kishin arritur kulmin dhe më atyre nuk duhej t’u besohej. Në këtë drejtim punonte NDSH-ja, në krye me prof. Ymer Berishën, Tahir Dedën, Marije Shllakun, Gjon Sereçin, Adem Gllavicën, Ukë Sadikun, Ajet Gërgurin, Ramiz Qyqallën e shumë të tjerë, të cilët ishin prijësit e rezistencës dhe të luftës për bashkimin e Shqipërisë me pjesët e saj të copëtuara.

Kundër robërisë, gjenocidit dhe spastrimit etnik u ngritën shumë grupe politike, të cilat ishin vazhdimësi e NDSH-së. Këto grupe dolën hapur kundër politikës së Rankoviqit, kundër Marrëveshjes Tito – Qyprili të vitit 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, kundër kolektivizimit, kundër aksionit të armëve etj. Periudha e viteve 1958 – 1968 ishte më dinamike, sepse në këtë kohë, me veprimet e tyre të matura dhe të studiuara mirë, grupet politike ilegale ditën t’i artikulojnë veprimet e mëtejshme kombëtare dhe konceptet e reja politike, siç ishte “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë“ (PRBTSHSHA), “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH), në krye me Adem Demaçin, njeriun i cili kurrë nuk u lëkund nga bindjet e tij politike dhe kombëtare. Periudha tjetër, ajo e viteve 1969 – 1981, ishte periudha e formimit dhe e veprimit të shumë organizatave ilegale çlirimtare e kombëtare, si: Grupi Revolucionar (GR, GMLK, OMLK), Lëvizja Nacional-Çlirimtare, Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLSHJ), Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, Fronti i Kuq Popullor (FKP), Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ). Por, periudha më e rëndësishme, e cila ia dridhi themelet Jugosllavisë së Titos, ishte viti i demonstratave të pranverës së vitit 1981, kur edhe filloi shpërbërja e perandorisë së AVNOJI-it.

Bartëse kryesore e veprimtarisë politike ilegale ishte Lëvizja për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi (LRSHJ), e themeluar më 17 shkurt 1982, me shkrirjen e tri organizatave

ilegale: LNÇKVSHJ – OMLK – PKMLSHJ. Kjo organizatë politike atdhetare në vitin 1986 e mori emrin Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), kurse më vonë u quajt Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Në të ishin shkrirë pothuaj të gjitha grupet e atëhershme ilegale politike në trojet shqiptare dhe në mërgim. Ajo, me veprimtarinë e saj atdhetare, e mobilizonte masën, edhe pse ishte e sulmuar dhe e ndjekur vazhdimisht nga makineria e pushtetit serb. Organizimi i saj shtrihej, pos në Kosovë, edhe në të gjitha trevat ku jetonin shqiptarët nën ish-Jugosllavi, si në Preshevë, Bujanoc, Tetovë, Shkup, Gostivar, Kumanovë, Plavë, Guci, Ulqin… LPK-ja ishte organizata më e atakuar nga forcat e makinerisë serbe, por, pas vitit 1990, edhe nga partitë “legale” që dolën në skenë. Ajo më vonë e themeloi UÇK-në.

Politika e pacifizmit ishte e karakterit të ulët, sa popullit i kushtoi me humbje gati të tërësishme të motivit për çlirim të atdheut. Sidoqoftë, në saje të LPK-së dhe të gatishmërisë së popullit për sakrificë, lindi forca ushtarake që nuk pyeti askënd por, heroikisht u doli para forcave të armikut, që kishin synim zhdukjen e tërë popullit tonë nga trojet e veta. – Ne jemi zot të kësaj toke, nga kjo tokë duhen të largohen pushtuesit e jo populli, që rrënjët i ka në këtë truall. Ky ishte zëri i arsyes, ky ishte zëri i shpresës dhe i lirisë, ky ishte zëri i të lavdishmes UÇK, në krye me Komandantin Legjendar, Heroin e Kombit, Adem Jasharin.

LPK-ja, ishte organizatë që mbështeste ushtarakisht dhe financiarisht UÇK-në, që merrte përsipër daljen në skenë të UÇK-së, si të një ushtrie të rregullt. LPK-ja i udhëzonte anëtarët e saj të organizohen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lindja e UÇK-së dhe rekrutimi i madh i ushtarëve në të paraqiste frikë për të tjerët, sa pushtuesi dhe pacifistët mundoheshin ta minimizonin këtë forcë e t’i quanin ushtarët e saj si ”njerëz të frustruar”, si “dorë e zgjatur e Serbisë” etj. Sado që pacifistët thërrisnin Interpolin për t’i zbuluar ushtarët e UÇK-së, sado që propagandohej zi e më zi për këtë ushtri, ushtarët ishin të vendosur deri në vdekje për çlirimin e Kosovës.

Prandaj, me të drejtë konstatojmë se UÇK-ja i kishte fillet e para apo rrënjët e veta në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK).Kurse UÇK-ja e solli lirinë e Kosovës me gjakun e mijëra luftëtarëve – dëshmorë e martirë, që u rreshtuan në ushtrinë e të madhit, Adem Jasharit.

 

 

 

 

Një historik i shkurtër për fshatin Bardhi i Madh

 

Bardhi i Madh (Bellaçevc i Madh) shtrihet në rrëzë të Malit të Çiçavicës, bri lumit Drenica. Emërtimi i tij, sipas arkeologes Edi Shukriu, lidhet me kalanë “Bardhoshi”, e cila gjendet përballë fshatit. Kalaja ka një histori të vjetër dhe kjo histori i takon kohës ilire – dardane. Fshati Bardh i Madh është formuar në shek. XIX nga muhaxherët, të ikurit nga masakrat e ushtrisë serbe në Toplicë, Kushumli, Nish etj. Shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve nga trojet e veta u bë në vitet 1875 – 1878. Një pjesë e madhe e të ikurve u strehuan në Fushën e Kosovës. Në Bardh të Madh u vendosën shumë familje që vinin nga 26 fshatra të Toplicës, të Kushumlisë dhe të Nishit. Erdhën dhe u vendosën në këtë fshat të ri, me lot e dhembje për vendin që kishin lënë. Por, nga ana tjetër, kishte shenja se edhe këtu një ditë mund të fillonte dhuna ndaj tyre. Pozita me të cilën u përballën ata ishte tepër e vështirë edhe në vendbanimin e ri.

Nga vendi i vjetër ata ruajtën me fanatizëm, si trashëgimi, origjinën dhe historinë. Emrat e vendbanimeve të tyre të vjetra i shndërruan në mbiemra. Poashtu, ruajtën traditat e tyre, këngët e folklorin burimor. Bardhin eMadh e përbëjnë këto familje, të cilat i kanë marrë mbiemrat e tyre apo emrat e familjeve nga ish-fshatrat e tyre, si: Qyqallët, Gërgurët, Tërnavët, Berbatovcët, Bajçincët, Simnicët, Rashicët, Tërmkollët, Xhigollët, Toçanët, Zharkët, Gashët, Maxherët, Kostanicët, Prebrezët, Pllanët, Reçicët, Hasollët etj.

Torturat, ndjekjet, vrasjet, burgosjet, trysnia për shpërngulje ishin shtrirë në të gjitha pjesët e Kosovës, me qëllim që me represalie t’i shpërngulnin shqiptarët dhe në vend të tyre të sillnin ardhacakë sllavë nga vise të ndryshme të Serbisë së atëhershme. Kështu, ka ndodhur që pjesërisht të zbrazej Kosova pas vitit 1913 e deri në vitin 1941, si dhe në kohën e Rankoviqit, pas Luftës së Dytë Botërore, duke i dërguar qindra mijëra shqiptarë në Turqi e Shqipëri. Skemat e spastrimit etnik ishin hartuar nga regjimet shoviniste e hegjemoniste serbe, nga Kisha Ortodokse Serbe, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë, me akademikët Garashanin, Çubrilloviq, Andriq etj.

Artakolli, që njihet si shtyllë e qëndresës dhe e burrërisë, shumë herë kishte pësuar masakra dhe ekzekutime. Aksionet për ekzekutime dhe masakrime të popullsisë nga regjimet jugosllave ishin bërë në çdo kohë. Ekzekutoheshin qindra shqiptarë vetëm pse ishin shqiptarë. Përmes këtyre ekzekutimeve dhe torturave të shfrenuara pushtuesi kishte për qëllim që ta gjunjëzonte dhe ta ndiqte popullin shqiptar.

Siç dihet, kurdo këndohej dhe flitej me krenari për Çiçavicën dhe pjesën e saj, Artakollin. Njerëzit e kësaj ane, me mburrje, thonë, siç më kishte thënë shpeshherë edhe gjyshi im: – Biro, Çiçavica nuk ka duruar kurrë ta shkelë i huaji. Në këto anë gjithmonë shkau është kthyer me qerret të mbushura me arkivole. Po ashtu, edhe lufta e Azem Bejtës, e Shotë Galicës, e Shaban Polluzhës, e Mehmet Gradicës dikur i kishte trimëruar këto anë. Më vonë edhe shumë atdhetarë tjerë iu kishin veshur këtij mali historik, që për armikun ishte bërë një mal trishtimi. Edhe në luftën e fundit çlirimtare armiku në këtë mal pësoi shumë humbje.

 

Kush u ekzekutua mbi baza etnike?

 

Ekzekutimet në këto treva u bënë kryesisht mes viteve 1917-1950. Për lexuesin dhe për familjet e të ekzekutuarve po japim një listë emrash të shqiptarëve të vrarë nga motivet politike në Bardh të Madh dhe në rrethinën e tij:

Hysen Maxhuni, Siboc, 1941; HazirMaxhuni, Siboc, 1941;Murtez Klinaku, Bivolak, 1945;Abdullah Klinaku, Bivolak,1941; Fazli Tahiri, Stroc, 1921;Mehë Bregovina, Siboc, 1920;Hasan Krasniqi, Siboc, 1920; Ramë Breznica, Breznicë, 1920;Halil Raçi, Siboc, 1920;Adem Tahiri, Kollë, 1913; Behram Tahiri, Kollë, 1913; Sherif Rrahmani, Kollë, 1919; Hysen Hasani, Kollë, 1920; Sinan Hasani, Kollë, 1920; Ismail Behrami, Kollë, 1920; Fazli Behrami, Kollë, 1920; Hazir Haziri,Kollë, 1920; Osman Osmani, Kollë, 1920; SalihMiftari, Kollë,1920; Xhemajl Osmani, Kollë, 1920; Nezir Hajdini, Kollë,1920; Zeqir Osmani, Kollë, 1920;Mahmut Hajredini, Kollë,1920; Zenë Osmani, Kollë, 1920; Hajriz Hajredini, Kollë, 1920;Ramadan Beqiri, Kollë, 1920;Avdi Ramadani, Kollë, 1920;Beqir Beqiri, Kollë, 1920; Islam Islami, Kollë, 1920; Sahit Beqiri, Kollë, 1920;Murat Islami, Kollë, 1920; Hamit Demiri,Kollë, 1920; Ferat Islami, Kollë, 1920; Rexhep Hamiti, Kollë,1920; FetahMusliu, Kollë, 1920; Zenel Shasivari, Kollë, 1920;Fazli Drevinja, Kollë, 1920; Rexhep Fazliu, Kollë, 1920;Ali Drevinja, Kollë, 1920;ArifAzemi, Kollë, 1920; Shaban Galica,mysafir në Kollë, 1920; LatifAzemi, Kollë, 1920; Hasan Bajgora, mysafir në Kollë, 1920;Abit Bajgora, mysafir në Kollë, 1920; Idriz Bajrami, Kollë, 1920; Idriz Bajrami, Kollë, 1920; SejdiAzemi, Kollë, 1920; Hajriz Hajrizi, Shallc, 1920;Ramë Hajrizi, Shallc, 1920; Hazir Ismajli, Shallc, 1920;Alush Ismajli, Shallc, 1920; ZejnullahAvdiu, Shallc, 1920; Halim Hajrizi, Shallc, 1920; Çun Sylejmani, Shallc, 1920;Mursel Salihu, Shallc, 1920; Hetem Sylejmani, Shallc, 1920; Xheladin Sylejmani, Shallc, 1920; Sefer Sejdiu, Shallc, 1920; Rexhep Sejdiu, Shallc, 1920; Vesel Sejdiu, Shallc, 1920; Lutë Luta,mysafir nga Brabaniqi, 1920; Rexhepi, ishte i nacionalitetit rom,punonte bari në Shallc, 1920; Halil Halili, Shallc, 1920; Hysen Gela,Mihaliq, 1920; Bajram Zenuni,Mihaliq, 1920; Beqir Zenuni,Mihaliq, 1920; DeliAsllani,Mihaliq, 1920; Osman Abdullahu,Mihaliq, 1920; KadriAbdullahu,Mihaliq, 1920; Bajram Hoxha, Bequk, 1920; SelmanAlia, Bequk, 1920; Halim Mustafa, Stroc, 1920; Osman Hajrizi, Stroc, 1920; Zymer

Hajrizi, Stroc, 1920; ShabanAdemi, Stroc, 1920; Nebih Jashari,Stroc, 1920;Mustafë Duraku, Stroc, 1920; Xhemajl Duraku,Stroc, 1920; SylejmanAliu, Stroc, 1920; HajredinAliu, Stroc,1920; Bajram Hajrizi, Stroc, 1920; Hamit Hajrizi, Stroc, 1920; Zymer Hasani, Stroc, 1920; Hasan Bajra Hasani, Stroc, 1920;Selma Bajra Hasani, Stroc, 1920; Hysen Bajra Hasani, Stroc,1920; Islam Isufi, Stroc, 1920; Deli Tahiri, Stroc, 1920; Salih Jashari, Strofc, 1920; Beqir Hajrizi, Strofc, 1920; Sylejman Hajrizi, Strofc, 1920; Islam Obria, mysafir në Strofc, 1920;Behrami nga Klina e Poshtme, mysafir në Strofc, 1920;Ramadan Fazliu, mysafir në Strofc, 1920; Shaban Krasniqi,

Zhilivodë, 1920; Hysen Krasniqi, Zhilivodë, 1920; Jetullah Krasniqi, Zhilivodë, 1920; Zenel Krasniqi, Zhilivodë, 1920; Isuf Krasniqi, Zhilivodë, 1920; Tafil Krasniqi, Zhilivodë, 1920; Liman Krasniqi, Zhilivodë, 1920; Fejzullah Krasniqi, Zhilivodë,31 1920; Zylfije Krasniqi, Zhilivodë, 1920;Musli Krasniqi,Zhilivodë, 1920;Adem Krasniqi, Zhilivodë, 1920; Xhemajl Krasniqi, Zhilivodë, 1920; Behram Krasniqi, Zhilivodë, 1920; Ismajl Smajl Halimi, Siboc, 1920;Ahmet Hajrizi, Siboc, 1920; Tahir Krasniqi, Shipitullë, 1920; Hazir Hyseni, nuk duhet nga ishte, 1920; HazirMuzaqi, Brusnik, 1923; BajramMuzaqi, Brusnik, 1923; ShaqirMuzaqi, Brusnik, 1923; ShabanMuzaqi,

Brusnik, 1923; RamëMuzaqi, Brusnik, 1923; TahirMuzaqi, Brusnik, 1923; Foshnja 3-muajshe e RamëMuzaqit, 1923; Halil Hajrullahu, Kollë, 1923;Ajet Ymeri, Shallc, 1923; Dibran Dibrani, Shallc, 1923; Osman Fazliu, Shallc, 1923; Ymer Ismajli, Shallc, 1923; Salih Salihu, Shallc, 1923; Islam Hoti, mysafir në Sallc, 1923; Behram Qorri, Dërvar, 1923; Hajrullah Hyseni, Dërvar, 1923; Bajram Salihu, Dërvar, 1923; Xhemajl Azemi, Strofc, 1941; Zejnullah Saraqi, Bivolak, 1941, ishte 16-vjeçar,Abdyl Klinaku, Bivolak, 1941; Hafiz Isufi, Kollë, 1945;Ramadan Hetemi, Kollë, 1945; Ymer Hetemi, Kollë, 1945;Asllan Salihu, Dërvar, 1945; Zenel Salihu, Dërvar, 1945;Musli Salihu, Dërvar, 1945; Nebih Salihu, Dërvar, 1945; Islam Hajra,Dërvar, 1945; Hajrullah Hajra, Dërvar, 1945; Rizah Hajra,Dërvar, 1944, 11-vjeçar, HetemMurtezi, Dërvar, 1944; Hazir Ibishi, Dërvar, 1944, 14-vjeçar,Ali Tahiri, Dërvar, 1944; Beqir Tahiri, Dërvar, 1944; Hasan Tahiri, Dërvar, 1944;Azem Tahiri,Dërvar, 1944; Kadri Ymeri, Dërvar, 1944; Zymer Ymeri,Dërvar, 1944; Shaban Ymeri, Dërvar, 1944; Selman Zeqiri,Dërvar, 1944; Zeqir Zeqiri, Dërvar, 1944;Mon Selmani, Dërvar,1944;MuratAbazi, Dërvar, 1944; VeliAbazi, Dërvar, 1944;Bajram Fazliu, Dërvar, 1945; Shaban Fazliu, Dërvar, 1945;Behram Haziri, Dërvar, 1945; Sejdi Haziri, Dërvar, 1945; Hana Koliqi, Dërvar, 1945; Hala Bajra, mysafire në Dërvar, 1945;Ferat Koliqi, Dërvar, 1945; Rifat Koliqi, Dërvar, 1945;Ahmet Koliqi, Dërvar, 1945;Murat Koliqi, Dërvar, 1945;Muharrem Salihu, Dërvar, 1945, Hysen Fejzullahu, Shallc, 1945; Halil Salihu, Dërvar, 1945; Xheladin Salihu, Dërvar, 1945;Ali Ymeri,Dërvar, 1945; Kamber Jashanica, Dërvar, 1945; Bajram Gali, së bashku me djalë, Dërvar, 1945; Bajram Haziri, Dërvar, 1945;Behram Haziri; Hajdar Jashanica, Dërvar, 1945; Kamber Jashanica, Dërvar, 1945; ZymerMjeku, Graboci i Epërm, 1945;BajramMjeku, Graboc i Epërm, 1945; Rexhep Gjeli, së bashku me djalë, Likoshan, 1945; Shaqir Bardiqi, Gradicë, 1945;Abaz Bardiqi, Gradicë, 1945; Emin Saraqi, Bivolak, 1946;Azem Jashanica, Bellaçec, 1947; Hajzer Jashari, Strofc, 1945; Halim Aliu, Strofc, 16-vjeçar, 1945;AhmetAdemi, Strofc, 1912;Fejzullah Hasani, Strofc, 1913, i varur; Zymer Duraku, Strofc,1922; Fejzullah Haziri, Strofc, 1945; Hazir Haziri, Strofc, 1945;Çun Hasani, Strofc, 1945; Rrahim Krasniqi, Siboc, 1945; Smajl

Kodra, Bellaqec, 1945; Xhemë Gjuraku, Sllatinë, 1945;Abdullah Ymeri,Mihaliq, 1947; Shaban Ymeri,Mihaliq, 1947;Lazim Gela,Mihaliq, 1947;MullaAhmet Kelmendi, Siboc,

1945; SylëMehana,Mihaliq, 1945; Qazim Gela,Mihaliq, 1945;Zenel Ymeri,Mihaliq, 1945; Ramadan Sadiku,Mihaliq, 1945;Asllan Prenku,Mihaliq, 1945; Selim Zhushi,Mihaliq, 1945;ZeqirMehana,Mihaliq, 1945; Rifat Hasani, Strofc, 1949;Rexhep Krasniqi, Zhilivodë, 1945; Shaqir Krasniqi, Zhilivodë,1945; Hasan Krasniqi, Zhilivodë, 1945;Avdi Krasniqi,Zhilivodë, 1945; Daut Krasniqi, Zhilivodë, 1945; Hamdi Krasniqi, Zhilivodë, 1945; Kamber Zeqiri, Vërnicë, 1941;Hetem Beqiri, Vërnicë, 1945; Isuf Veseli, Kollë, 1945; Shaban Veseli, Kollë, 1945;Asllan Xhemajli, Kollë, 1945;Man Perquku, Kollë, 1945; Kadri Krasniqi, Zhilivodë, 1923; Rexhep Ukella, Strofc, 1947; Rushit Ukella, Strofc, 1945; Xheladin Luta, Resnik, 1945; Qazim Zena, Shallc, 1945; Rrustem Fejzullahu, Shallc, 1945; Hajdar Fejzullahu, Shallc, 1945; Isuf Mehmeti, Shallc, 1945; Bajram Sejdiu, Shallc, 1945; Istref Halili, Shallc, i vrarë në Novi Pazar, 1943; ZymerMustafa,Resnik, 1923;Ahmet Halili, Resnik, 1945; Ymer Curri, Resnik,

1945; BehramMakiqi, Resnik, 1945; Bislim Rrustem, Vërnicë,1955; HalilMjeku, Graboc, 1912; ShabanMaxhuni, Siboc,1941;MustafëMaxhuni, Siboc, 1912; XhemajlMaxhuni, Siboc,1912; Bajram Klinaku, Bivolak, 1917; Hajriz Klinaku, Bivolak,

1917;AliMehmeti,Mihaliq, 1917; Rexhep Syla,Mihaliq, 1917;Arif Jakupi, Shallc, 1917; Salih Jakupi, Shallc, 1917; Rexhep Selimi, Shallc, 1917;Musli Jakupi, Shallc, 1917; Hashim Hasani, Strofc, 1917; Çun Tahiri, Strofc, 1917.( Lista e emrave të të pushkatuarëve është marrë nga libri i Muhamet Mjekut, „Vdekja në bunker“)

 

Në vitin 1923, në familjen Muzaqi ndodhi masakra për hakmarrje. Kaçaku Musli Dervina kishte vendosur ta vriste malazezin kolonist, i cili ia kishte marrë tokën me dhunë. Një ditë kishte shkuar në familjen eMuzaqëve në Bruznik, pasi ishte mik i tyre. – Unë do ta kisha vrarë këtë derr moti, po kam frikë se ata do t’u hakmerren juve, – u kishte thënë miqve. Burri më i vjetër i Muzaqëve ia kishte kthyer: – Besa, bremik, nuk ka qenë adet ta marrë tokën shkau për së gjalli. Musli Dervina, pasi në një mënyrë e mori lejen nga miqtë e tij, doli dhe e vrau malazezin Boshko Besliqme gruan e tij. Pas kësaj vrasjeje, organet e shtetit sikur ishin tërbuar. Kishin organizuar hakmarrjen në kohën e të korrave, kur ishin tubuar të gjithë burrat e lagjes për t’i shirë të korrat. Sulmi ishte bërë në pabesi, me ç’rast janë vrarë: Tahir Muzaqi, Jahir Muzaqi, Bajram Muzaqi, Hazir Muzaqi, Shaqir Muzaqi, Shaban Muzaqi, Ramë Muzaqi, një mysafir dhe një foshnje tremuajshe.

 

Ramiz Qyqalla, njeriu që tërë jetën ia kushtoi atdheut

 

Bijtë dhe bijat më të mirë të popullit tonë asnjëherë nuk hoqën dorë nga aspirata e tyre për çlirim e bashkim kombëtar. Ata qëndruan stoikë, prore në shërbim të çështjes së shenjtë kombëtare. Vargut të gjatë të atdhetarëve të tillë iu bashkëngjit edhe Ramiz Qyqalla nga Bardhi iMadh, si dhe shumë atdhetarë tjerë nga ky fshat.

Ramizi ka lindur në vitin 1905 në Bardh të Madh. Ishte kalitur si fëmijë, dallohej për trimëri, ishte i guximshëm dhe in dashur. Por, jeta e tij ishte një jetë jo zakonshme, që dallohej nga jeta e të tjerëve. Qysh në moshën nëntëvjeçare i vdes i ati, Rizahu. Ramizi mbetet fëmijë i pa fëmijëri, fëmijë i burrëruar para kohe, duke qëndruar përballë stuhive të jetës. E kuptoi shpejt pse jeta e popullit të tij po përjetonte ato vuajtje dhe pse nuk ishte i lirë, si popujt tjerë. E kuptoi edhe se kundër kujt duhet drejtuar gishtin e duhet zbrazur mllefin. Kështu, u bë njëra nga figurat më të dalluara të kohës dhe një njeri që e urrente aq shumë regjimin famëkeq të asaj kohe.

Ramiz Qyqalla ishte i vetëdijshëm për rrugën jetësore që po merrte, për vendimin për t’i dalë zot tokës së vet. Inkuadrohet në radhët e luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare, luftë e cila kishte për qëllim largimin e fashizmit italian dhe nazizmit gjerman, si dhe çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera të okupuara në vitin 1912. Sepse trojet shqiptare duhej ta shihnin dritën, ta gëzonin lirinë, të bashkoheshin me nënën Shqipëri. Bindja që kishte formuar se me këtë luftë do të çliroheshin viset e okupuara dhe do të bashkoheshin me Shqipërinë e kishte nxitur Ramizin t’i bashkohej radhëve të Luftës Nacionalçlirimtare. Ramizi në njësi të Luftës Nacionalçlirimtare ishte inkuadruar qysh gjatë pushtimit fashist italian, pastaj edhe gjatë pushtimit nazist gjerman. Ishte përfshirë në të ashtuquajturin “mobilizim”,duke luftuar deri në Slloveni, në Kroaci e në Bosnjë e Hercegovinë. Ishte përjetues i masakrës së njohur të Tivarit, ku u vranë mijëra rekrutë shqiptarë. Ramizi tregonte se në Trogir ishte bërë një luftë, ku ishin vrarë shumë shqiptarë, jo vetëm prej nazistëve, por edhe nga brigadat partizane. Jugosllavët i përdornin shqiptarët për ta ndjekur pushtuesin e jashtëm, duke pas për qëllim shfarosjen e elementit shqiptar në kaosin e luftës. Shqiptarët kishin mbetur si jetimë, duke qenë të gënjyer e të tradhtuar nga kreu shtetëror jugosllav dhe nga Titoja.

Ishte viti 1944, që paraqiste fazën e fundit të luftës. Jugosllavia përgatiste terrenin që ta bënte çështjen e Kosovës akt të kryer, që Kosova të mbetet nën Jugosllavi. Luftëtarët shqiptarë përdoreshim vetëm si argatë në luftë. Kjo politikë vrasëse e shfarosëse zbatohej edhe kundër elementit mysliman të Bosnjës. Bandat partizane-çetnike masakronin popullatën e pafajshme.

Ramiz Qyqalla ka rrëfyer: – Më kujtohet, njëherë, kur ishim duke marshuar nëpër rajonin e Foçës, në një fshat që quhej Ustikolinë, bandat partizane-çetnike i kishin lidhur fshatarët rreth një stogu me kashtë dhe ishin përgatitur për ta djegur kashtën bashkë me fshatarët. Brigada jonë, me një ndërhyrje të zjarrtë luftarake, i përzuri çetnikët. Një fshatar i Ustikolinës thoshte me mirënjohje: “Po të mos ishit ju shqiptarët, çetnikët neve do të na kishin djegur për së gjalli. Zoti ju shpërbleftë, o shqiptarë!”

Deri sa Ramizi luftonte në frontet e luftës nëpër Jugosllavi, vëllai i tij, Shaban Qyqalla, bashkë me Nazmi Gërgurin e Ramadan Berishën, kanë qenë luftëtarë në Brigadën e Shtatë, që vepronte nëpër Kosovë, si në Bujan, në Gjyrkoc të Shtimes e në Kraishtë të Lipjanit. Shabani ka rrëfyer: – Në Kraishtë patëm zhvilluar sulm të ashpër kundër një bande çetnike, e cila paraprakisht i kishte maltretuar banorët e Bardhit të Madh. Çetnikët e kësaj bande ishin të veshur me rroba civile, kurse në kapelë mbanin yllin partizan. Të maskuar, si partizan, ata terrorizonin shqiptarët. Mobilizimin në Brigadën e Shtatë e kishte bërë komandanti i një batalioni, Ejup Binaku, në muajin tetor të vitit 1944. Ai na bënte thirrje për t’u inkuadruar në brigadë, me fjalët: – Hajdeni në brigadë! Ne i jemi përgjigjur: “Do të vijmë, po me kusht që të qëndrojmë në Kosovë, për me e mbrojt Kosovën këtu. Jashtë Kosove ne nuk pranojmë të shkojmë! A po e sheh se çka po bajnë çetnikët me popullin tonë! Kur forcat naziste gjermane e humbën luftën, për shqiptarët erdhën përsëri ditë të zeza. U shtuan edhe më shumë vrasjet, torturat, dhembjet, lotët. Shqiptarët u tradhtuan dhe u prenë në besë nga regjimi serb. Premtimi i udhëheqjes jugosllave të LNÇ-së se pas çlirimit nga nazifashizmi do të zgjidhet edhe çështja e shqiptarëve sipas të drejtës për vetëvendosje, nuk u mbajt. Dhe, jo vetëm se nuk u mbajt premtimi, por u ushtrua dhunë e egër, me qëllim të frikësimit të popullit shqiptar për të hequr dorë nga aspirata për t’u bashkuar me shtetin amë, Shqipërinë. U përgatit dhe u realizua plani për aneksimin e Kosovës nga Serbia, u organizua Konferenca e Prizrenit në vitin 1945, e cila hodhi poshtë Rezolutën e Bujanit dhe shpalli aneksimin e Kosovës nga Serbia.

Kundër kësaj tradhtie dhe kundër pushtimit të sërishëm të Kosovës dhe viseve tjera shqiptarët përparimtarë e atdhetarë filluan të organizonin rezistencën. U formua organizata ilegale Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH), si një forcë politike që doli hapur kundër politikës mashtruese të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Kjo organizatë, që nga fillimi i veprimtarisë së vet, shpalosi platformën politike të ribashkimit të Atdheut dhe filloi organizimin e radhëve të veta. Organizata kishte për qëllim çlirimin dhe bashkimin e Kosovës dhe viseve me Shqipërinë, me parimin “Guha – guhën me sunue”.

Dokumentet arkivore dhe dëshmitarët saktësojnë se NDSH-ja është formuar në Gjakovë në vitin 1943, si organizatë atdhetare. Themelues ishin Selman Riza, Halim Spahiu etj. Ramizi thoshte se idenë për formimin e NDSH-së i pari e ka shtruar Selman Riza në vitin 1943, por nga rrethanat e luftës nuk kishin mundësuar përhapjen e shpejtë të Organizatës.

Organizata i kishte formuar komitetet në Shkup, në Prizren dhe në vende tjera. Krahas anës politike, u formuan edhe njësi të armatosura, të cilat kishin për qëllim largimin e ushtrisë pushtuese të Jugosllavisë dhe, në anën tjetër, rikthimin e besimit në popull se ribashkimi me Shqipërinë është i mundur dhe do të bëhet. Mirëpo, për shkak të rrethanave të asaj kohe, organizata nuk kishte mundësi të përhapej në tërë Kosovën. Pothuajse në fillim të veprimtarisë zbulohen dhe burgosen anëtarët e saj. Janë dënuar me pushkatim Tahir Deda, Rifat Krasniqi, Kajtaz Ramadani, SefedinAhmeti, Rexhep Kabashi etj. Selman Riza i kishte shpëtuar pushkatimit dhe kishte ikur në Shqipëri.

Ramiz Qyqalla, që nga fillimi, ishte inkuadruar në organizatën Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH). Ishte njohur me Selman Rizën, Halim Spahiun, Tahir Berishën, Rifat Berishën, Ibrahim Lutfiun, Sadik Tafarshikun, Rizah Strellcin etj. Ramizi kishte rënë në kontakt edhe me Gjon Sereçin, Ymer Berishën, Ukë Sadikun, major Qinisin, kapiten Gjonin, Ajet Gërgurin, Aleks Budën e me shumë të tjerë. Ribashkimin e rojeve shqiptare Ramizi nuk e quante “kapitull të mbyllur”. Ai besonte se bashkimi do të arrihej shkallë-shkallë. Si çështje të ngutshme e llogariste Kosovën, e cila duhej të nxirrej nga administrimi jugosllav.

Vijon

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu