FARK-u, mur ndërmjet partnerëve

0
893

Ligji i Veteranave

Dy partnerët e koalicionit, LDK dhe PDK pritet të kenë konfrontime me të marrë pushtetin në nivel qendror. Ligji për veteranët e luftës i cili tashmë ka kaluar në Kuvendin e Kosovës pritet të jetë ‘mollë sherri’ në mes të këtyre dy partive. LDK në kohën kur ishte miratuar ky ligj kishte refuzuar votimin e tij, duke insistuar që pjesë e ligjit për veteranët e luftës të jenë edhe pjesëtarët e FAK-ut. Madje në LDK ishin zotuar se posa kjo parti do të vije në pushtet do të bëjnë ridizajimin e këtij ligji, në mënyrë që pjesë e tij të jetë edhe FARK.

Mirëpo, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, kishte premtuar se ligji nuk do të ndryshohej dhe si i tillë do të zbatohej në praktikë. Nga ana tjetër, përfaqësues të veteranëve të luftës së UÇK-së, zotohen se nuk do të lejojnë askënd që të ndryshojë ligjin i cili garanton të drejtat e tyre. Ata kërkojnë nga qeveria e ardhshme e Kosovës, që ligji për veteranët të fillojë se zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm.

Avdyl Mushkolaj, kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, ka thënë për gazetën Tribuna se nuk do të lënë askënd që të prek ligjin veteranët e luftës. Sipas tij, ky ligj tashmë është miratuar dhe tani vetëm pritet implementimi i tij…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu