Fati i Fatmir Limajt, në duar të EULEX-it

0
634

fatmir-limaj

Fati i Fatmir Limajt dhe nëntë të akuzuarve tjerë në rastin “Kleçka” do të varet nga gjykimi i dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendësi.

Trupi gjykues është caktuar sërish me shumicë të gjyqtarëve ndërkombëtarë e jo vendës, siç kishte kërkuar mbrojtja shtatorin e vitit të kaluar, kur qenë mbajtur tri seanca në Gjykatën e Apelit para se të përjashtohej trupi gjykues, për shkak të anshmërisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Misioni i BE-së në Kosovë dhe Këshilli Gjyqësor kanë vlerësuar se rasti “Kleçka”, në të cilin Limaj dhe të tjerët akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, është kompetencë e EULEX-it, sepse ka nisur para se të ndryshonte mandati i misionit vitin e kaluar. Me kompetencat e reja EULEX-i nuk mund të hapë raste të reja, pos në raste të veçanta, kur një gjë e tillë i kërkohet nga kosovarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu