Fatmir Limaj: Dy francezë, në bashkëpunim me SHIK’un, më çuan në burg

0
676

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj ka akuzuar ish Shërbimin Informativ të Kosovës se e ka dërguar në burg. Kjo sipas Limajt, ka ndodhur me dy francezë.

Këto akuza, Limaj i ka bërë në emisionin “Rubikon” të KTV’së.

“Në Ministtrinë e Transportit është e vërtetë që kjo që ka ndodhë, ka ndodhur mes SHIK’ut dhe njerëzve të caktuar. Ju tash po e shihni cka po ndodhë në EULEX. Kur folsha unë nuk më besojkë askush”, ka thënë Limaj.

I pyetur për postin e kryeparlamentarit, ai ka thënë se shpreson që “akomodimet personale që kanë ndodhur të mos bëhen në dëm të Kosovës”.

Ajo që po them është se nuk është rrugë e lavdishme. Ajo që po them është se shpresoj se këto akomodime personale, nuk janë duke u bërë në dëm të Kosovës.

————————————————————————-

I pari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka theksuar se ndonëse kishte pengesa në realizimin e projektit të Bllokut VLAN, ato ishin të tejkalueshme.

Sipas tij, pengesë e parë u bë vendimi Gjykatës Kushtetuese, pas së cilit vendim, partnerët erdhën në një pozicion kur duhej të ridizajnohej marrëveshja.

“Tani mundemi me spekulu, por marrëveshja ka qenë një marrëveshje politike. Një vendim i GJK-së nuk i jepte mundësi parlamentit, që kur dështon njëri, tia jep të drejtën tjetrit. Kjo ka ndodhur për herë të parë”, ka vlerësuar Limaj, në emisionin Rubikon të KTV-së.

Andaj, sipas tij, ishte me rëndësi që të ridizajnohej marrëveshja dhe të shkohej më tutje.

“Ajo që unë u kam thënë kolegëve, të gjithëve: duhet t’i bëjmë të gjitha, të shkojë projekti përpara. Ua kam thënë të gjithëve, secilit në tavolinë: Nuk guxojmë të rrezikojmë projektin për çështje personale. Fatkeqësisht nuk u realizua projekti dhe jemi aty ku jemi”, ka bërë të ditur Limaj.

Sipas tij, ai gjatë ditëve të fundit, në drejtim të ruajtjes së Bllokut, kishte pasur takime të shumta, me liderët, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa.

“Javën e fundit, nëndegët filluan të lëshojnë deklarata dhe lëshimi i këtyre deklaratave ishte diçka që tregonte se nuk do të ishte e lehtë që të shkohet më tutje. Vullneti ka qenë, dëshira për me ecë përpara, por të hënën dhe të martën e fundit, gjërat veç kishin filluar të ndryshojnë”, ka thënë ndër tjerash Limaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu