Fatmir Sejdiu braktisë mbledhjen e LDK-së

0
760

fatmir sejdiu

Fatmir Sejdiu, kryetari i nderit i LDK-së ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së duke mos dashur të jetë i pranishëm kur të votohet për hapat e mëtejmë që do të ndërmarr partia lidhur ndërtimin e institucioneve.

Në një prononcim për media, Sejdiu tha se Këshillin e Përgjithshëm ka shprehur opinion i tij lidhur me gjendjen e krijuar, duke thënë se është koha që të përfundojë bllokada institucionale e krijuar.

“U debatuan tema jashtëzakonisht të rëndësishme. Pas një demi të krijuar në këtë vakuum të panevojshëm është koha që secili subjekt të veprojë mbarë. Vlerësoj se është koha që secili nga subjektet të kontribuuojë për të përmbyllur këtë situatë të krijuar të mos konstituimit të institucioneve të vendit”, tha ai , transmeton Telegrafi.

“Për LDK-në është e rëndësishme që të zhvillojë politika që e çojnë vendin përpara, pra që do të ishte në interes të Kosovës. Do të doja që Këshilli i Përgjithshëm të ketë informacione të duhura dhe LDK të marrë vendim të drejtë”, tha Sejdiu

“Dola nga mbledhja për të mos marrë pjesë në votim, duke mos dashur që të jem pjesë e votimeve siç kanë ndodhur në të kaluarën. Dhashë kontributin tim në mbledhje dhe theksoj se do të vazhdoj të jap kontributin në parti”, tha ai.

Sejdiu ka kërkuar që sa më parë të mbahen zgjedhjet në parti, sepse tashmë organeve partiake u ka skaduar mandati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu