Fatos Klosi: Dosjet e politikës janë zhdukur

0
729

Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi, në një intervistë për Shekullin, thotë se ato dosje që mund të jenë interesante dhe që kanë lidhje me politikanët e sotëm, janë asgjësuar.

Ai thotë se në kohën kur ishte në krye të SHISH, oficerët i raportonin për dosje që i kishin parë, por që nuk gjendeshin më.

“Megjithatë, për mendimin tim, ato që kanë mbetur janë dosje që nuk besoj se do të çudisin politikën shqiptare,” thotë Klosi.

Ai deklaron se qëndrimet për hapje dosjesh i mban Berisha për të çoroditur politikën në vend.

“Që pas viteve ’90, është folur shpesh për hapjen e dosjeve, por këto debate janë hapur dhe mbyllur nga Sali Berisha. Sa herë ka dashur të tërheqë vëmendjen, ai del dhe flet për këtë temë, por në fakt asnjëherë nuk ka dashur të bëhen publike dosje të tilla. Po të ishte ashtu, Berisha që në fillim të qeverisjes së tij ka qenë i gjithëpushtetshëm dhe ka pasur të tërë instrumentet në dorë, do i kishte bërë publike,” thotë Klosi.

Ai shton se disa dosje janë marrë nga persona të caktuar, që i kanë aktualisht nën zotërim. /tema/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu