Udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, Faik Fazliu, ka thënë se sot publikohen listat edhe për Zonën e Drenicës.
Fazliu ka thënë për Indeksonline se janë gati të gjitha procedurat dhe pritet së shpejti të bëhet publikimi.
“Besoj sot… Po i kemi, sot jemi në përfundim të procedurave të publikimit”, ka thënë Fazliu.
Fazliu ka thënë se protestat e veteranëve nuk mund t’i ndalin, pasi këta të fundit iu kanë dhënë ultimatum për publikimin e listave deri në fund të kësaj jave.
“Protestat mund t’i bëjnë prapë, ne s’mund t’i ndalim protestat”, ka thënë Fazliu.
Ndryshe, veteranët kanë paralajmëruar protesta nëse nuk bëhet publikimi i të gjitha listave të veteranëve, dëshmorve dhe invalidëve të luftës.
www.komveterani.net