FBI është këtu

0
671

(E Plotsuar) Hetuesit e FBI’së kanë mbërritur në Kosovë, ka konfirmuar Ambasada amerikane. Ata kanë nisur të hetojnë vdekjen e Dino Asanajt, ish-Shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ekspertët amerikanë ishin në Departamentin për Mjekësi Ligjore. Nga aty kanë marrë raportin e autopsisë, prova dhe ekzaminime tjera në lidhje me rastin.

Ata kanë mbërritur.

Fjala përfundimtare e tyre në cilësi të super ekspertëve pritet t’i qartësojë shumë mistere.

Por, më shumë se kaq, atë që do ta thonë e shkruajnë, mendohet se do të jetë përgjigje në pikëpyetjen e madhe – për rrethanat nëse Dino Asanaj, ish-Shef i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), është vrarë apo vetëvrarë.

Këta janë hetuesit e FBI (Federal Bureau of Invetsigation).

“Ambasada amerikane konfirmon që hetuesit në fjalë janë në Kosovë dhe janë duke kryer punën konform kërkesës që u është bërë”, thonë për Mediat zyrtarë të sektorit për marrëdhënie me publikun pranë Ambasadës së SHBA’ve në Prishtinë.

Me ekspertizën e tyre ata pritet të ndihmojnë në zbardhjen e vdekjes së Dino Asanajt.

FBI mbledh provat

Sapo kanë zbritur në Prishtinë, duket se menjëherë kanë nisur të mbledhin të dhënat që u duhen.

Hetuesit e FBI’së kanë qenë tashmë në Departamentin për Mjekësi Ligjore.

Përveç që kanë biseduar me drejtorin Arsim Gërxhaliu, zyrtarët e këtij departamenti nga aty kanë marrë edhe materialet që u janë dashur për të hetuar rastin.

“Aty kanë marrë raportin përkatës të autopsisë, ekzaminime e prova tjera”, Sapo kan arritur hetuesit e FBI-t dhe kan marr ekzaminimin e provava drejtori Gërxhaliu, esht ngutur për pushime jasht Shtetit.

Simbas burimeve tona nga Prokuroria e Kosoves por që duan të mbeten anonym, dy raste jan të njohura që Departamenti për Mjekësi Ligjore dy here ka leshuar Dokument të rrejshem të autopsies  kundrejt 500.- € pages, ekspertit mjeko ligjor, Arsim Gërxhaliu esht I njohur të leshoi dokumeta kur dikush i kerkon kundrejt pageses apo përfitimeve përsonale.

Kështu, ende nuk dihet nëse ekspertët amerikanë që kanë zbarkuar në Prishtinë do të ngjiten edhe deri te varrezat e kryeqytetit në lagjen “Arbëria”, ku prehet trupi i Dino Asanajt.

Varri i tij është i paprekur, së paku deri të mërkurën pasdite.

Sipas përgjegjësve të varrezave të qytetit të Prishtinës, së paku deri në këtë kohë andejpari nuk është parë ndonjë person i interesuar për varrin e ish-Shefit të AKPsë.

Por, së paku për diçka punëtorët dhe mirëmbajtësit e varrezave thonë se janë të sigurt.

“Askush nuk mund të prekë asnjë varr pa pasur leje nga gjykata apo organet kompetente”, thonë ata.

“Roja këtu bëhet ditë e natë”, thonë ata

Krejt çfarë ka ndryshuar aty që nga dita e varrimit në mesin e muajit qershor është largimi i numrit të madh të kurorave.

Mirëmbajtësit thonë se kështu veprohet me të gjitha varret për shkak se nëse kurorat lihen, ato vetëm i shpërndan era.

Por, nëse ende nuk dihet në qoftë se hetuesit amerikanë të FBI’së do të zbulojnë varrin apo do të mjaftohen me të dhënat e institucioneve vendore e ndërkombëtare, së paku në Kosovë ata nuk kanë mbërritur pa ftesë.

Ardhja e tyre për të hetuar një prej rasteve më misterioze të kohëve të fundit, të vdekjes së Dino Asanajt, pason një kërkesë të bërë në drejtim të autoriteteve amerikane nga ana e vetë Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci.

Ky i fundit vetëm një javë pas varrimit të ish-zyrtarit të lartë të AKP’së u kishte kërkuar ndihmë SHBA’ve që të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështjeje.

Ardhjen e hetuesve të FBI’së për të hetuar rrethanat e vdekjes së Dino Asanajt, i cili ishte edhe shtetas amerikan, e kishte konfirmuar më 22 qershor edhe Ambasada amerikane në Kosovës.

FBI dhe EULEX’i

Me këtë rast janë duke u marrë edhe prokurori vendor Blerim Isufaj së bashku me kolegë të tij nga misioni i EULEX’it.

Blerim Krasniqi, një nga zëdhënësit e këtij misioni thotë se pjesëtarët e FBI’së nuk janë ftuar nga EULEX’i.

Për këtë arsye, sipas tij, detajet në lidhje me këtë çështje duhet kërkuar në Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën Amerikane.

Kërkesa në drejtim të FBI’së për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekje, është proceduar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë.

Daut Xhemajli, Zëvendësministër i Drejtësisë, thotë se në institucionin që ai përfaqëson, nuk ka pasur ndonjë takim me hetues të FBI’së.

“Takim me ta nuk kemi pasur, vetëm se e di që kanë ardhur”, thotë shkurt Xhemajli.

Paralajmërimin për ardhjen e tyre, në fakt e kishte bërë publik edhe vetë Ambasada Amerikane në Prishtinë, me 22 qershor, e cila kishte njoftuar se me këtë çështje do të merret FBI.

Sipas tyre, Zyra Federale e Hetuesisë (FBI) e Departamentit Gjyqësor të Shteteve të Bashkuara, kishte komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm.

“Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e z. Dino Asanaj, ish-Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe njëherë shtetas Amerikan”, thuhej në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

“Pasi që e konsideron si të duhur, Qeveria Amerikane është pajtuar të ofrojë ndihmë, kështu që Zyra Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit Gjyqësor të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm”, ishte thënë në komunikatën për media.

Vdekja e Dino Asanajt, nga ana e ekspertit mjeko ligjor, Arsim Gërxhaliut, pas autopsisë së kryer, ishte cilësuar si vetëvrasje.

Ai ishte shprehur se edhe përkundër 11 vetë goditjeve me thikë, dy ishin ato që i shkaktuan vdekjen.

Sipas Gërxhaliut, personi ka mundësi të vetëvritet edhe në këtë mënyrë.

Deklarata e tij nga shumë persona ishte cilësuar si shumë e ngutshme dhe deri në njëfarë shkalle edhe mosbesuese.

Por të njëjtën e kishte konfirmuar edhe EULEX’i vetëm disa ditë më vonë.

Dino Asanaj u gjet i plagosur rëndë në zyrën e tij private afër shtëpisë në Prishtinë, me 14 qershor 2012.

Ai nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Prapa dyshohet se ka lënë edhe një letër me disa sqarime.

Çfarë është FBI?

Zyra Federale e Hetuesisë (Federal Bureau of Invetsigation) është institucion hetues federal amerikan i specializuar për zbulime spiunazhi, terrorizimi, hakimesh kompjuterike, pedofilie, vrasës serikë etj. Të gjitha këto janë vetëm disa shtylla të hetimeve nga ana e FBI’së, të cilat ndahen më poshtë në shumë nën grupe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu