“Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

0
775

Si ndihemi me këto shitblerjesh? Ndër shqiptarët kishim traditë ta respekton të lindurën, ani edhe pse jo anën shpirtërore; Fundja e fundit është edhe akt pastërtie të besosh në atë që e ndien me shpirt, por duke mos e harruar tokën dhe gjuhën ku ke lindur.

Duke lexuar shkrimin e Gani Mehmetit me titull “Rusofilia e serbofilia s’duhet të zëvendësohen me turkofili”, unë do të shtoja se të tria këto që i përmend autori kanë një gjenezë të njëjtë, të cilat dhe janë udhëhequr nga ndikimi i fes për të bërë krime dhe pushtuar popuj me qëllim të skllavëroi sa ma shumë. Kjo pra është feja e tyre që udhëheq njeriun për vrasje e shtypje, gjë që është në kundërshtim me çdo parim të logjikës dhe të librave të shenjtë, qoftë të Kuranit apo Biblës etj?

Duke u nisur nga vlera e Kuranit dhe biblës, në to na del një sqarim i pastër dhe njerëzor, bile diku në një ajet shkruan se vrasjet, shpifjet dhe urrejtjet janë të ndaluara, apo në një faqe të librit të biblës thotë se njerëzit duhet ta duan vetën për t’i deshtë të tjerët.

Me këto qëndrime të librave të shenjtë na del qartë se njeriu duhet të udhëhiqet me logjikën e shëndosh, duke u nisur nga vetvetja dhe gjithnjë duke vepruar me logjikën e smirës; po bëra mirë gjejë mirë dhe në ana e kundërt të kësaj është se; po bëra keq do të gjejë të keqën.

Në një shkrim tjetër të Kimete Berishës hasa në këtë thënie të apostrofuar nga kjo autore: “Dje shqiptarët u çuditen përsëri me fenë e tyre, pasi që hoxhë Irfan Salihu u tregoi se ‘pejgamberi ka dhënë urdhër që të vriten qentë e zinj’, për shkak se janë strehimore e djallit!

Këtu na del diçka jashtë asaj logjike të shëndosh, nëse çdo i zi të vritej pse është i zi, atëherë pse zoti e paska krijuar, kur zoti ndalon vrasjet, përdhunimet dhe skllavërinë? Kjo është më shumë se një tmerr se që po ndodhë me njeriun e kohës së sotme, mbase edhe me disa shqiptar që kanë shit vlerën dhe ka blerë kundërvlerën.

Si kurrë më parë nuk kam dëgjuar të kenë frik nga fetë dhe predikuesit e saj sa sot që kanë. Nuk e di se a po nxitën nga vetë besimi që kanë krijuar, apo nga joshja e pagesës dhe së fundit nga frika për ta lëshuar atë nëse janë mashtruar? Thënë troç se një mjegulli e tmerrshme, ndonëse edhe e qëllimtë që ta fus ende e më keq thikën në mes shqiptarëve, se gjoja njeriun po e përcaktuaka feja dhe jo gjaku. Sipas kësaj logjike Vëlla me pushtuesin e armik me vëllainë. Kjo thënie dhe përhapje si egjër e keqe te populli ynë është më shumë se e tmerrshme, sidomos edhe ajo siç na e argumenton publicisti, Gani Mehmeti, në shkrimin e tij se “vetëm Arabia Saudite ka dhënë 70 milion dollarë për përhapjen e vehabizmit. Po Turqia e Irani për përhapjen e islamizmit agresiv, sa kanë dhënë në Kosovë e në Shqipëri? Vëllazëria myslimane e Egjiptit më rrëmujë brenda shtetit të vet, sa para u jep ithtarëve në Kosovë? A janë futur këto fonde edhe në xhepat e 30 deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës?”

Kjo logjik e shëmtuar ku do të na shpien, mos vallë me injorancë ndaj njëri-tjetrit, ndaj vëllait me vëlla të një gjakut, thjeshtë shqiptari me shqiptar të hasmërohet për diçka jashtë logjikës.

Shtrohet pyetja se: Po nëse e dua zotin shqip, që të keqe ka? Nëse lutem shqip dhe besoi shqip, që të keqe ka?

E keqja vjen prej sojit të keq, të atyre që për interesa të veta mundohet të shkatërrojnë vlerat dhe të sjellën kundërvlerat, ku për fat të keq sot në Shqipërinë Etnike më tepër kemi fe e parti se sa vlera e arsyeshmëri.

Lind pyetje përse bëhen këto, për të mirën e atdheut, a po për çka…? Thjesht e them se këto bëhen vetëm për interesa të ultë të njeriut që nuk ka frymëzim ideal për kombin, po thjeshtë vetëm për xhepin e tij.

Më ka rënë të dëgjoi shpesh një pyetje se; A ka Hoxhë fukara, dhe hoxhë që jap ndihmë nga xhepi i tij, apo ndonjë prift? Realisht na del se jo, duke i shikuar disa predikues të zëshëm, pa u marr me emrat, dhe shtrohet pyetja se kah e fituan tërë atë pasuri, mos vallë vetëm duke u lutur apo duke i ngritur duart përpjetë pa punuar fare?

Këtu sipas logjikës na del se shitblerja është një fushatë e tmerrshme fetare, domth se me njërën apo formën tjetër të dhunës e detyron njeriun e paformuar, apo atë që ka ngel në gjysmë rruge. Si edhe ndonjë që lufton për kafshatën e bukës, si edhe ata që interesin e lekut e kanë si çështje primare të jetës i nënshtrohen këtij ligji shpërfillës të disa predikuesve që gjoja në emër të dashurisë për zotin po e bëkan. Me të drejtë e them se ata që e donë zoti dhe pastërtinë e shpirtit veprojnë si Mulla Idriz Gjilani, që dhe është hero i kombit, që ishte prej atyre hoxhallarëve të ditur, por kur ishte në pyetje kombi dhe liria thoshte se: “pa atdhe dhe liri nuk ka as fe”. Fenë ky burrë i madh i kombit si shumë hoxhallarëve dhe priftërinj tjerë, si Noli etj e zhvillonin gjithmonë në kuadër të mos cenimit të kombit dhe as futjen e urrejtjes në mes feve tjera, e sikur po ngjet sot që me këmbëngulje fusin përçarje fetare disa predikues me qëllim që të mos të merrmi me realizimin e idealit për Shqipërinë Etnike po të ndahemi në grupe sektariste dhe të mbetej në Ballkan çështja e shqiptarëve si problem fetar, gjë që këtë nuk e kanë pasur e as nuk duhet ta marrin si kopje nga askush, siç kemi edhe të atillë që duan shqipen dhe kombin të na ndajnë në Shqiptar dhe Kosovarë, gjë që i tillë është banda e Halil Matoshit.

Duke u sjellë si fantazmë e ligë kjo frymë e urrejtjes, na del në skenë realja, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, Shkuarja Xhihat e ca shqiptarëve nuk do të thotë se është e rastësishme, apo ardhja e vehabizmit në trojet shqiptare si një rrymë e rrezikshme, apo Jehovai e tjera.

Për t’ua ndal turrin nuk duhet të ushqehemi me figura religjioze, mitike siç na del edhe lakuriqi mrekulli e natyrës. Ne nuk duhet të na tremb as Lakuriqi, as qeni i zi, por duhet të na tremb dhe të kemi kujdes nga ata që fusin religjione fetare me prapavija të skenuara, këto janë të rrezikshme për kombin.

Ne duhet të mbështetmi me tërë forcën e mendjes dhe të fuqisë fizike, e në thënien e Vaso Pashëa se: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu