Fëmijët e veteranëve në UP, Arsim Bajrami paralajmëron zgjidhje të shpejtë

0
717

arsim-bajrami

Ministri i ri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka paralajmëruar zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes mes rektoratit dhe shoqatave të dala nga lufta për pranimin e studentëve, raporton KTV.

Ai ka theksuar se për këtë çështje pritet të diskutohet të hënën në mbledhjen e qeverisë.

Derisa kjo çështje pritet të diskutohet të hënën në qeveri, kreu i shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se nuk ka pasur nevojë që të vijë puna që me këtë çështje të merren instancat më të larta, ndërsa presin që qeveria të marrë një vendim të drejtë.

Jashari ka paralajmëruar se nëse këta studentë nuk do të pranohen, nuk do të kursehen të shprehin pakënaqësinë ndaj secilit institucion.

Çështja u polemizua shumë, por rektori refuzoi të respektonte një memorandum të nënshkruar mes ish-rektorit Mujë Rugova dhe këtyre shoqatave për regjistrimin pa provim pranues të fëmijëve të kategorive të dala nga lufta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu