Festë në Kullën e Gecajve: A është ky shembull i mirë i drejtësisë kosovare!?

0
832

Gani Geci pas lirimit

Teksa është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë i është zëvendësuar me arrest shtëpiak, një festë e madhe është organizuar për Gani Gecin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është liruar nga paraburgimi ditën e premte. Masa e paraburgimit është zëvendësuar me atë të arrestit shtëpiak.
Gani Geci është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht të këtij viti. Shaqiri ishte vrarë në një lokal në qendër të Skenderajt.
E Geci, i cili edhe publikisht kishte pranuar se ka vrarë Shaqirin ishte arsyetuar se këtë gjë e ka bërë në vetëmbrojtje.
E megjithatë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka vendosur që ai të qëndroj në arrest shtëpiak.
Gani Geci, pas vrasjes së Ruzhdi Shaqirit, kishte kaluar disa javë në arrati, ku me ç’rast ishte lëshuar edhe urrëdh arrest ndërkombëtrarë për të, por në fund Geci u dorëzua vet tek EULEX.
E menjëherë pas lirimit nga paraburgimi festa ka filluar në Kullën e familjes Geci në Llaushë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, në odën e kullës së Gecajve në Llaushë, Gani Gecaj shihet teksa qëndron dhe shijon tingujt e bukur të çiftelive dhe këngëve patriotike, të dedikuara vetëm për “lirimin” e tij.
Drejtësia në Kosovë shpesh është kritikuar për performancë të dobët, madje edhe në Raporin e Progresit ka pasur kritika të shumta. Përderisa i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak për një person i cili është i dyshuar për vrasje, mbetet të vlerësohet nëse ky veprim është një shembull i mirë për drejtësinë kosovare.
E sistemi gjyqësor, përveç se duhet të dënoj personat që shkelin ligjin, ajo gjithashtu duhet të jep mesazhe për parandalimin e dukurive të tilla. E shembulli i Gani Gecit, mund të mos jetë shembull i mirë, për të gjithë ata persona që shkelin ligjin në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu