Fillimi i pushtimit: Tanket ruse hyjnë në Ukrainë (Video)

0
817

Ukraina

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andrei Lysenko, deklaroi se dy kolona me tanke dhe pajisje ushtarake për ushtarët rusë, kanë kaluar kufirin rus në Ukrainën lindore.

Një kolonë prej 32 tankesh, 16 sistemesh artilerike “Hovicer”, kamionë me municion dhe ushtarë hynë nga Rusia në Ukrainë lindore, njoftoi sot ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi.

“Po vazhdon dërgimi i pajisjeve ushtarake dhe mercenarëve rusë në vijën e frontit”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andrei Lysenko.

Kolona e dytë e kamionëve dhe tre radarë anti-raketë, kaluan kalimin kufitar në të njëjtin rajon, shtoi ai. /

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kzKX3ouz36g” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu