Në fshatin Dobroshevc të Drenasit, për nje kohe është nderprerë energjia elektrike dhe pastaj është lëshuar, mirëpo tani është shumë e dobët dhe mezi duken fletvotimet dhe emrat e personave në listën e votimeve, raporton Periskopi nga burime të veta.
Procesi zgjedhor në Drenas është përshkuar me parregullsi e keqpërdorime të shumta që prej hapjes së vendvotimeve.
Kën mbetur më pak se dy orë deri në përfundimin e mbylljes së vendvotimeve, derisa faza kritike, ajo e territ, është pikërisht kjo, kur edhe mund të ndodhin keqpërdorimet më të mëdha.
Në vendvotimin 0314E/01R në Negrovc, shkolla “Jusuf Gërvalla”, dy votues kanë refuzuar të votojnë në kabinë dhe kanë realizuar votim të hapur.
Në vendvotimin 0314E/02D në Negrovc, shkolla “Jusuf Gërvalla”, në ora 15:10 është evidentuar një konflikt verbal mes një votuesi dhe një vëzhguesi të Nisma për Kosovën. Si rezultat policia e ka larguar nga vendvotimi.
Në qendrën e votimit 0322E, në Qikatovë të Vjetër, shkolla “Dëshmorët e Drenicës”, është raportuar se grupe të organizuara të vëzhguesve të PDK-së janë duke ushtruar presion ndaj votuesve që po presin në radhë për të votuar.
Në vendvotimin 0327E/02D, në Gllobar, shkolla “Naim Frashëri”, janë evidentuar 114 raste të asistimit për të votuar.
/Periskopi/